Sunday, 14 September 2014

Satanai ka uri për shpirtra, oreksi i tij është i pangopur dhe vullneti i tij i pamëshirshëm

E Enjte, 4 Shtator 2014, në 23:03

Bija Ime e dashur, të gjitha profecitë që janë treguar kaq kohë më parë, dhe që i janë dhënë profetëve të Zotit, lajmëtarëve dhe vizionarëve, përmes shfaqjeve publike dhe ato private, do të shpalosen tani.

Njeriu skeptik do ta vër në pyetje vërtetësinë e Fjalës së Zotit por kur ai të dëshmoj gjithçka që u tregua në Librin e Zbulesës, ai do të bëhet i heshtur, sepse, kur këto ngjarje ta mbërthejnë njerëzimin, i vetmi ngushëllim që ai do të gjej është nëse më kërkon Mua. Kur zemra juaj të jetë e mbushur me trishtim, për shkak të veprave djallëzore që do të kryhen nga njerëzit e liq kundër fëmijve të Zotit, ju do të derdhni lotë hidhërimi. Atëherë ju do ta shikoni se sa larg i ligu mund të përhapet brënda shpirtrave të atyre zemrat e të cilëve janë prej guri. Kur të shikoni se sa pak vlerë dhe respek këta armiq të Zotit kanë për jetën njerëzore, ju do ta kuptoni përfundimisht se sa shumë fuqi ushtron i ligu mbi njerëzimin. Në orët e tij të fundit, Satanai i cili e tregon veten tek shpirtrat që ai i mbush me metodat e tij të kalbura, do t’i tregoj botës se sa intensive është urrejtja e tij për rracën njerëzore.

Për çdo arsyetim i dhënë nga njeriu për të justifikuar ligësinë, keqbërësit e veprave djallëzore do ta ekspozojnë urrejtjen që ata kanë brënda zemrave të tyre për fëmijët e Zotit. Ata do të kryejnë ligësi të shëmtuara në Emër të Zotit dhe nuk do të kenë aspak dashuri në zemrat e tyre. Ata mbjellin urrejtje dhe pjesa më e madhe e tyre nuk e kuptojnë përse urrejtja e tyre për të tjerët është kaq intensive. Ndërsa shumë njerëz nuk besojnë në egzistencën e të ligut, ju duhet ta dini tani se ai është i paaftë t’i rezistoj ekspozimit të tij përmes atyre që ai infekton. Fryma e tij përhapet deri kur ai pushton çdo komb, çdo shpirt të dobët, dhe udhëheqësit e fuqishëm, dashuria e të cilëve për ambicjen do t’i ekspozoj ata ndaj influencës së tij.

Ju së shpejti do të shikoni vepra të liga të ndodhin në çdo pjesë të shoqërisë suaj, në shumë kombe dhe në mënyra të ndryshme. Satanai ka etje për shpritra, oreksi i tij është i pangopur dhe vullneti i tij i pamëshirshëm. Kur urrejtja e tij të shfaqet në të vërtetë brënda shpirtrave, ata njerëz do të jenë të paaftë t’i fshehin veprimet e tyre. Vetëm në këto situata mundet që shumë nga ju ta shikojnë me të vërtetë të ligun për çfarë ai është dhe se është përmes veprimeve të shpirtrave të tillë të gjorë që e kanë nënshtruar veten tek vullneti i tij.

Ju kurrë nuk duhet të jeni mospërfillës kur veprimet dhe sjelljet e liga, përfshi luftrat dhe trazirat, të shpërthejnë në botë. Është atëherë kur lutjet tuaja kërkohen më shumë. 

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: