Tuesday, 7 January 2014

Nëna e Shpëtimit: E Vërteta do të shtrëmbërohet dhe Fjala e Zotit do të tregohet në të kundërt

E Mërkurë, 1 Janar 2014, ora 13:44

Bija ime, të lutem t’i inkurajosh të gjithë fëmijët e Zotit që të rezistojnë gjatë sprovave, që do të vijnë. Sa shumë sfida do të hasin të gjithë Kristjanët, që do t’ju duhet të dëshmojnë braktisjen djallëzore që do të parakaloj para tyre nga ata prej të cilëve kërkojnë udhëzime, për të bërë një jetë të plotë Kristjane. 

Ata që do të zgjidhen së shpejti, në nivelet më të larta të Kishës së Birit tim në Tokë, nuk do të jenë nga Zoti. Ata nuk do t’i shërbejnë Birit tim dhe do të ndryshojnë shumë doktrina dhe ligje brënda Kishës. Kaq shpejt do t’i sjellin ata ndryshime të tilla, me shumë libra të rinj, broshura dhe letra që do të futen, sa ju atëherë do ta dini se punë të tilla kanë marrë vite për t’u pregatitur. Nuk do të ishte e mundur të futen ndryshime të tilla radikale në kaq shumë formate, po të mos ishte kështu. Kjo do të jetë një nga shenjat e para ku ju mund të siguroheni se kjo doktrinë e shtrëmbëruar, e sapo futur, do të jetë krijuar me kujdes të madh.

Shumë njerëz nuk do t’i dallojnë këto ndryshime në Kishë dhe ata që do t’i dallojnë, do t’i mbështesin ato, sepse ata do të zbusin fajin që do të ndjejnë për shkak të mëkateve të tyre. Më në fund ata do të lehtësohen, sepse tani kjo do të thotë se ata do të jenë në gjëndje të shpallin hapur aprovimin e tyre për të gjitha gjërat që e fyejnë Zotin. Sepse, nëse Kisha e deklaron mëkatin të jetë një gjë e natyrshme dhe pjesë e natyrës njerëzore, atëherë kjo do të thotë, me siguri se mëkati nuk është më i rëndësishëm. Pastaj, duke e deklaruar rëndësinë për t’u kujdesur për të varfarit dhe të uritur e botës, ata do ta konsiderojnë veten të jenë të shenjtë në Sytë e Zotit.

Kur Biri im mohohet publikisht dhe kur Fjala e Tij shtrëmbërohet, kujdes i madh do të tregohet në veprat e mëdha publike të bamirësisë. Kjo do të largoj vëmëndjen nga realiteti. Ajo do të krijoj devijim dhe përfundimisht Fjala e Vërtetë e Zotit nuk do të diskutohet më. Kur të gjitha besimet të sillen nën një çati dhe ku pikpamjet e paganëve të trajtohen me respekt të madh, atëherë njerëzit do të kenë frikë të ngrihen dhe të deklarojnë të Vërtetën. Kur dhe nëse ata guxojnë ta bëjnë këtë, ata do të akuzohen për blasfemi.

Dita po afrohet shpejt kur ta deklaroni veten Kristjanë të vërtetë dhe kur t’i kujtoni njerëzit për Fjalën e Zotit, atëherë do të akuzoheni për herezi. E Vërteta do të shtrëmbërohet dhe Fjala e Zotit do të tregohet në të kundërt. Asgjë nuk do të jetë me rregull. Asgjë nuk do të ketë kuptim në rregullat e reja që shpejt do të futen në Kishën e Birit tim. Është e rëndësishme se pavarësisht se sa të papëlqyer mund të bëheni, ju gjithmonë duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës së Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: