Saturday, 16 January 2016

Trazirat në botë të shkaktuara nga mungesa e dashurisë për Mua

E Martë, 9 Gusht 2011, në 20:30
Bija Ime e dashur, koha ka ardhur për trazirat në botë ku njeriu do të ngrihet kundër njeriut, vëllai kundër vëllait dhe fqinji kundër fqinjit, ashtu si është parathënë. Ngjarjet do të shpërthejnë tani njëra pas tjetrës. Shumë vende do ta përjetojnë këtë. Ka shumë zemërim në botë, zhgënjim dhe frikë mes fëmijëve të Mi. I thuaj atyre se këto ngjarje janë nxitur nga Satani dhe se trazira të mëtejshme do të shpërthejnë dhe do të intensifikohen përpara Paralajmërimit.
Kjo, bija Ime, është parashikuar pikërisht si një nga shenjat që njerëzimi do të përjetojë gjatë 2011-ës, Vitit të Pastrimit. Fëmijët e Mi do të përjetojnë, me tronditje, ligësinë që ekziston në botë tek shpirtrat e atyre që janë të nxitur nga urrejtja e plotë dhe zemërimi për njëri tjetrin. Asnjëri nuk do të fitojë, bija Ime, në këtë betejë që do të vazhdojë të egërsohet. Është prej dorës së njeriut që këto mizori do të ndodhin. Është për arsye të mungesës së dashurisë për Mua, dhe Atin Tim të Përjetshëm, që ata vullnetarisht bëhen bashkëpunëtorë të Satanit.
Lutuni, fëmijët e Mi, për të gjithë ata që do të vuajnë për shkak të trazirave në botë. Sepse pak vende do t'iu shpëtojnë këtyre shpërthimeve të zemërimit dhe shkatërrimit. Kjo luftë e urrejtjes do të shihet brenda vendeve dhe kombeve të ndryshme. Konfuzion, terror dhe dëshpërim do të ndjehet nga shumë.
Ju lutem që të besoni në Atin Tim, Hyjin Atin e Përjetshëm, sepse Dora e Tij do të ndihmojë në ndalimin e këtyre katastrofave, fëmijë. Qëndroni të fortë, të gatshëm dhe besnikë ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj të dashur. Gjithçka do të përmirësohet në botë kur ta kuptoni rëndësinë e dashurisë në jetën tuaj dhe rëndësinë e harmonisë dhe kujdesit për fqinjin tuaj. Lutja do të ndihmojë në dobësimin e efektit të trazirave të liga.
Mos harroni, lufta, dhuna dhe vrasja, nuk janë nga Hyji, ato janë krijuar nga Satani. Zemërimi i tij tani ka arritur nivele të papara dhe egërsia e tij po ushtrohet mbi fëmijët e Mi prej infiltrimit të atyre që janë të dobët në shpirt dhe pa dashuri në zemrat e tyre.
Më dëgjoni Mua tani. Ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua. Refuzojeni Satanin, vartësit dhe kukullat e tij tani. Lutuni tek Shën Mikael Krye-engjëlli për të mbrojtur komunitetin tuaj. Lutuni tek Unë për udhëzim. Lutuni për të kërkuar Shpirtin e Shenjtë që të zbresë mbi vendet tuaja.
Shpëtimtari juaj i Mëshirshëm
Jezu Krishti