Thursday, 29 October 2015

Zbulime të reja për Përmbytje në Francë këtë Verë (2011)

E Diel, 22 Maj 2011, në 14:30
Bija Ime e dashur, zbulesa që t’u dha më 18 Mars 2011 në mesnatë, se shpërthimi vullkanik në Islandë do të ndodhte në Maj ka ndodhur tani. Ti mund të pyesësh veten përse ishe kaq e tronditur kur kjo ndodhi ashtu siç qe parathënë. Prandaj Unë do ta shpjegoj. Megjithëse shumë nga dyshimet e tua janë larguar në lidhje me vërtetësinë e komunikimeve të Mia me ty, gjendej akoma një frikë nga ana jote se ti nuk po i kuptoje këto profeci me saktësi. Ti duhet të ngrihesh tani me mirëbesim dhe të më lejosh Mua të ta largoj frikën. Vazhdo tani dhe publiko, pa hezitim, ngjarje të tjera që Unë t’i kam zbuluar. Duke e bërë këtë, më shumë njerëz do ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili tani kërkon vëmendjen që kërkohet për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.
Kur këto profeci të konfirmohen, do të ketë fare pak dyshim në zemrat e ndjekësve të Mi për vërtetësinë e tyre. Por shpirtrat e ngurtë, që refuzojnë të besojnë dhe që gjithmonë do të gjejnë një përgjigje logjike kur ata dëshmojnë të Vërtetën, akoma nuk do të jenë të bindur.
Përmbytje në Francë, valë të Nxehti në Turqi 
Më dëgjoni Mua tani. Përmbytje do të ndodhin në jug të Francës këtë verë. Një valë të nxehti do të ndodhë në Turqi. Ngjarje të tjera ekologjike, që do të shkaktojnë rrëmujë, përfshijnë një tërmet në Angli (por jo menjëherë) disa prej të cilave do të ndikojnë mbi shtete të tjera Evropiane. Priteni një ngritje në nivelet e detit në Mesdhe, që do ta tronditë këdo. Tërmete do të ndjehen gjithashtu në Norvegji dhe në Amerikën e Jugut. Bija Ime, Unë do të zbuloj ty ngjarje të tjera, por vetëm me një arsye në mendje. Ajo është për të kthyer në besim fëmijët e Mi. Kur dhe nëse ata do ta pranojnë së Unë u flas atyre përmes teje, atëherë kjo do të më japë Mua gëzim. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’i tremb fëmijët e Mi, por këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen nëpër botë si pjesë e Ndëshkimit të Madh që do të vijë. Ato janë një pjesë e nevojshme në betejën kundër mashtruesit.
Lutuni tani, fëmijët e Mi, për t’i dobësuar dhe shmangur këto ngjarje, sepse lutja është tepër e fuqishme si një mjet faljeje.
Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë t’i publikoni këto profeci, sepse ato do të ndodhin.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti