Tuesday, 28 July 2015

Tërmet në Evropë dhe Luftë Botërore

E Premte, 18 Mars 2011, në 00:00
Bija Ime e dashur, është me Dashuri të madhe që Unë vij të komunikoj me ty këtë mbrëmje. Sepse Unë e njoh torturën që ti po e vuan. Vuajtja, të cilën ti e ke ofruar tani për shpirtrat, do të thotë se ata do ta ishin përballur me mallkimin nëse ti nuk do ta kishe bërë këtë me gëzim.
Bija Ime, këto Mesazhe janë të vërteta, por ti duhet vetëm të komunikosh me Mua gjatë lutjes ose pas lutjes. Kjo është e rëndësishme sepse mashtruesi mundet nganjëherë të provojë të ndërhyjë nëse ti nuk je në lutje të qetë me Mua.
Luftë Botërore
Bija Ime, profecitë rreth të cilave Unë fola kanë për të ndodhur. Zëdhënësit Tim të dashur nuk i ka mbetur shumë kohë në Vatikan, duke u bazuar në ngjarjet që ndodhën në Mars. Ngjarje të tjera që do të dëshmohen tani nga njerëzimi përfshijnë një tërmet në Evropë, i cili do të tronditë shumë. Por ky pastrim do t’i ndihmojë njerëzit të bashkohen, që do të jetë për të mirën e secilit. Ngjarje të tjera globale përfshirë shpërthimin vullkanik do të ndodhin tani, (*hollësirat e vendit dhe muajit janë me vizionaren) ndërsa lufta në Lindjen e Mesme do të përfshijë kombe të tjera. Kombet e tjera nga Perëndimi do të provokojnë një reagim nga Rusia dhe Kina. Gjithçka do të përfundojë në një Luftë Botërore.
Lutja do ta dobësojë shkallën e rëndesës së këtyre ngjarjeve
Lutja do të krijojë konvertim. Konvertimi do ta zbusë, përmes lutjes, shkallën dhe brutalitetin e këtyre ngjarjeve.
Vuajtja do të sjellë Përulësi – Përulësia do të shpëtojë shpirtra
Bija Ime, ndërsa bota vazhdon t’i përjetojë këto ngjarje tronditëse, ata që vuajnë do të bëhen të përulur. Përmes përulësisë ata mund të shpëtojnë. E gjithë kjo është e nevojshme për ta përgatitur botën për Ardhjen Time të Dytë. Kjo kohë nuk është larg. Do të jetë, bija Ime, një ditë e lavdisë së madhe për besimtarët. Mbajeni këtë ditë në qendër të mendjes suaj sepse çdo vuajtje të mëparshme që ju do të keni duruar në Emrin Tim do të jetë harruar që atëherë e tutje.
Të gjitha profecitë e parathëna në Librin e Zbulesës tani po i shfaqen botës. Për ata që e kuptojnë domethënien e këtyre ngjarjeve ju lutem, ju lutem shpjegojani rëndësinë të tjerëve që kanë nevojë t’i kërkojnë Hyjit faljen e nevojshme për t’i pastruar shpirtrat e tyre.
Dyshimi i Mesazheve të Mia
Bija Ime, gjithmonë, gjithmonë dëgjoji Mesazhet e Mia me zemrën tënde. Ti e di se ato vijnë nga Unë, Shpëtimtari yt Hyjnor, edhe pse të tjerët nganjëherë do të kenë bindur ty se ato nuk vijnë. Kjo më lëndon Mua aq shumë. Unë e kuptoj se shumë nga dyshimet e tua burojnë nga preokupimi se ti do të urreje t’i gënjeje njerëzit. Ti tani përfundimisht duhet t’i largosh të gjitha këto lloj mendimesh.
Dorëzoje vullnetin tënd tek Unë
Ti, bija Ime, do të ishe më e fortë po të të ishte dhënë mbështetja shpirtërore që të duhej nga një prift. Për fat të keq, asnjëri prej tyre nuk do ta marrë Kupën Time siç duhet – një fakt, që Unë e shoh thellësisht fyese. Prandaj ti duhet të besosh tani plotësisht tek Unë. Dorëzoje vullnetin tënd përfundimisht tek Unë dhe gjithçka do të duket shumë më e qartë. Bëj lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore, ashtu si të kam kërkuar më parë, çdo ditë, si dhe Rruzaren e Shenjtë. Gjithashtu ndiq adhurimin të paktën një herë në javë në një Kishë. Të gjitha këto dhurata të vogla për Mua do të të sjellin më pranë Meje. Sa më e afërt bëhesh, aq më të lehta dhe të thjeshta do të jenë detyrat e tua.
Mbrojini këto Mesazhe
Respektojeni këtë Shkrim Më të Shenjtë. Mbrojeni atë. Pranojeni se ai do të sulmohet dhe copëtohet, sidomos nga ata që deklarojnë të jenë ekspertë të cilët do të kërkojnë fragmente, të cilat ata thonë se bien në kundërshtim me Mësimet e Mia. E vetmja kontradiktë do të jetë interpretimi i tyre i gabuar i Mësimeve të Mia. Këtu është aty ku ata e kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar Fjalën Time të Shenjtë, sepse iu përshtatet atyre ta bëjnë këtë.
Rëndësia e qëndrimit në gjendjen e hirit të Zotit
Bija Ime, më ke munguar ti dhe komunikimet e tua të afërta me Mua nga zemra. Më kërko Mua hiret për të të mbajtur të fortë dhe ty do të të jepen ato. Unë kam plane për ty, bija Ime. Ato janë shumë të rëndësishme. Prandaj dhe është thelbësore që shpirti yt të jetë i pastruar dhe që ti të mbetesh në gjendjen e hirit në çdo kohë. Ndërsa transformimi yt përfundimtar po shkon drejt përsosmërisë shpirtërore, ti bija Ime, do të vuash. Por Unë do të të përgatis për këtë. Opinioni i të tjerëve nuk duhet të të merakosë. Ata, që nuk janë në Dritë, të cilët të shqetësojnë – shpërfilli. Por lutu për ata. Megjithatë, bëj kujdes se ata mund të të largojnë kaq larg nga Unë, pa e kuptuar ti, saqë në kohën kur ti ta kuptosh, do ta kesh mbyllur zemrën tënde ndaj Meje.
Shën Agustini dhe Shën Benedikti të dy janë duke punuar me ty. Kërkoje ndihmën e tyre dhe do ta kesh gjithçka shumë më të lehtë. Të bësh Punën Time, të kryesh ato detyra që Unë t’i kërkoj është e vështirë. Në çdo hap të udhës do të bëhen përpjekje për të të bërë që të rrëzohesh. Zemërim, shqetësim dhe argumente do të dalin rreth teje dhe do të intensifikohen. Të gjitha janë krijuar për ta dobësuar vullnetin tënd nëse ti i lejon.
Ti duhet ta bekosh shtëpinë tënde dhe të mbash Rruazat e Rruzares, një Kryq Benedikti si dhe Ujë të Bekuar gjatë gjithë kohës tani. Ji e guximshme tani. Beso plotësisht tek Unë. Më në fund lëri gjërat të kalojnë. Ma ofro Mua vullnetin tënd të lirë tani dhe Unë do të hedh mbi ty të gjitha hiret që të duhen për ta kryer Punën Time me përsosmëri.
Unë të dua ty, bija Ime e zgjedhur. Unë do të vazhdoj të të bëj më të fortë nga sa je. Unë do të të udhëzoj. Që kjo të ketë me të vërtetë efekt, ti duhet të më dorëzohesh Mua në trup, mendje dhe shpirt. Por oferta duhet të vijë prej teje dhe të Më jepet Mua si një dhuratë e çmuar. Unë thjeshtë nuk mund ta marr atë sepse vullneti yt i lirë është një Dhuratë e veçantë nga Hyji, Ati Im i Përjetshëm.
Shko tani, bija Ime, në paqe. M’i dorëzo Mua shqetësimet dhe preokupimet e tua. Çliroje mendjen, trupin dhe shpirtin tënd. Pastaj kur ti ta dorëzosh vullnetin tënd të lirë, ti do të bashkohesh përfundimisht me Mua. Kjo dhuratë për Mua do të sigurojë që Fjala Ime të dëgjohet më me sukses nëpër botë.
Shpëtimtari yt i dashur i Njerëzimit
Jezu Krishti, Gjykatësi i Drejtë