Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 27 September 2012

Hyji Atë: Vetëm kur Unë të jem i kënaqur, Unë do të dhuroj Mrekullitë më spektakulare që bota t’i dëshmojë

E Martë, 21 Gusht 2012, në 18:00

Bija Ime më e dashur, asnjë njeri të mos e nënvlerësojë  Forcën e Zemërimit Tim ndërsa njerëzimi zhytet më tej në thellësitë e mëkatit.

Unë ju kam dërguar profetët. Pastaj Unë dërgova Birin Tim të Dashur, të cilin e sakrifikova për t’ju shpëtuar dhe më pas Unë dërgova më shumë lajmëtarë, por gjithçka vlejti pak. 

Madje fare pak shpirtra i panë të tilla mesazhe nga profetët apo i pranuan shenjat e dhëna botës prej Nënës së Bekuar të Birit Tim të Dashur.

Për shkak të dashurisë Sime të madhe për ju, si një Atë, Unë po ua jap të gjithë fëmijëve të Mi Dhuratën e Shpëtimit akoma edhe një herë. Ju nuk duhet t'i shpërfillni profetët e Mi, sepse kjo mund t'ju bëjë të humbisni vendin tuaj në trashëgiminë, të cilën Unë e kam planifikuar për ju. 

Fëmijë shumë prej jush që besojnë në Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, nuk arrijnë ta kuptojnë sekretin e shpëtimit.

Kjo udhë drejt përsosmërisë shpirtërore qëndron në aftësinë tuaj për ta pranuar pastrimin e nevojshëm për të siguruar që ju të jeni të aftë për të qëndruar para Meje.

Shumë shpirtra duhet të zhvishen nga të gjitha tërheqjet e botës, shpërqendrimet dhe korruptimi i shpirtit.

Për ata prej jush që keni fatin që e keni duruar një pastrim të tillë, ju do ta dini se pa u bërë si një foshnje, të vegjël në Sytë e Mi, ju nuk do të jeni në gjendje për t'iu dorëzuar Vullnetit Tim të Shenjtë.

Luftojeni një pastrim të tillë dhe ju do ta keni të vështirë që të shpengoheni në Sytë e Mi.

Kur ju të jeni të lirë nga gjithçka që bota ka për t’ju ofruar dhe të përqendroheni tek Biri Im, ju do ta kuptoni se e vetmja dashuri dhe gëzim i vërtetë që ekzistojnë vijnë nga Hyji. Kur ta keni përjetuar një herë këtë, asgjë tjetër nuk do mund t'ju kënaqë përsëri.

Ju mund të rrëshqisni herë pas here por kjo është për t’u pritur. Sepse ju nuk mund të çliroheni nga mëkati, deri kur Bota e Re të fillojë dhe ju ta bashkoni vullnetin tuaj me Timin.

Plani Im i Shpëtimit, i cili mund të arrihet në tokë vetëm me anë të besnikërisë suaj ndaj Birit Tim të Çmuar, tashmë ka filluar. Nuk do të duhet shumë kohë për konvertimin global. Ky do të arrihet përmes profetit Tim të kohës së mbarimit dhe si rezultat i Paralajmërimit të Madh.

Ndjeni Shpirtin Tim të Shenjtë, fëmijë, duke ua pushtuar shpirtin tuaj, ndërsa ai përhapet shumë shpejt nëpër tokë.

Unë i nxjerr fëmijët e Mi nga errësira e tyre shpirtërore në çdo anë të botës.

Unë kam nevojë për sakrificën dhe lutjet tuaja për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.

Vetëm kur Unë të jem i kënaqur, Unë do të dhuroj Mrekullitë më spektakulare që bota t'i dëshmojë.

Kur këto Mrekulli të paraqiten, ato do ta shumëfishojnë konvertimin që më duhet për t'i shpënë fëmijët e Mi drejt shpëtimit dhe brenda Parajsës së Re.

Vetëm atëherë ne mund të bëhemi një familje e vërtetë përsëri.

Unë ju dua fëmijë.

Unë jam i kënaqur me ata prej jush, me zemër bujare dhe me shpirt të pastër që e dallojnë këtë Thirrje Hyjnore nga Qielli.

Unë ju bekoj të gjithëve.

Hyji Më i Larti