E Enjte, 23 Gusht 2012, në 12:40
Fëmija im, le ta dinë të gjithë fëmijët e Hyjit se sa më
shumë kundërshtime të ketë ndaj Fjalës së Shenjtë të Birit tim, në këtë kohë,
aq më të shumta do të jenë hiret e derdhura mbi dishepujt e Birit tim të
Dashur.
Të gjitha profecitë e
parathëna mund të dobësohen në shumë mënyra, nëse të gjithë fëmijët e Hyjit do
ta pranonin hirin e kthimit në besim.
Kthimi në besim mund ta dobësojë ndikimin e antikrishtit. Lutjet
tuaja ditore, duke përfshirë recitimin e Lutjeve të Kryqëzatës, do të ndihmojnë
për ta sjellë këtë.
Për ata që e
kundërshtojnë Misionin e Birit tim në tokë, unë kërkoj që ju të luteni për
shpirtrat e tyre.
Kjo betejë për shpirtrat
është intensive dhe ju duhet të ngriheni përmbi mundimet dhe fshikullimet për
të më kërkuar mua që të lutem për shpirtrat e gjorë e të gënjyer, të cilët
besojnë se flasin në Emër të Birit tim, por që në të kundërt, janë duke u
mashtruar nga i ligu.
Biri im kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i Tij për
shpirtra, sidomos për ata që e refuzojnë Atë, e tallin Fjalën e Tij të Shenjtë
dhe që shpirtrat i kanë të nxirë nga mëkati.
Ju duhet të qëndroni të fortë, fëmijë, të gjithë ju dhe të
mbeteni të vendosur në qëllimin tuaj për të bërë Vullnetin e Shenjtë të Birit
tim.
Kjo nuk do të jetë e lehtë, por që të fitohet hyrja drejt
Parajsës së Re nuk është e lehtë.
Ajo kërkon shumë durim, shumë lutje, shumë dashuri për
njëri-tjetrin dhe aftësinë për t’i falur të gjithë ata që ju shkaktojnë
hidhërim dhe që e njollosin Fjalën e Birit tim.
Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes sime.
Nëna e Shpëtimit