Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 11 September 2012

Nëse besoni në ekzistencën e Satanit, atëherë dijeni se çdo gjë që është e padrejtë dhe e ligë në botë, është e shkaktuar prej tij

E Diel, 5 Gusht 2012, në 17:40

Bija Ime fort e dashur, Unë po i bëj thirrje çdonjërit, të ri dhe të vjetër, që është i pasigurt rreth besimit të tij në Hyjin.

Unë iu bëj thirrje atyre midis jush, të cilët besojnë tek Unë, por që nuk flasin me Mua, apo të përfitojnë nga Sakramentet, apo që nuk shkojnë në kishat e tyre, për të më nderuar Mua.

Unë ju dua. Unë kurrë nuk do t’ju braktis dhe shumë shpejt juve do t’ju jepet një Dhuratë e veçantë.

Ju do të përjetoni se si do të duket kur ju të vini para Meje në Ditën e Gjykimit. Atëherë ju do t’i harroni dyshimet tuaja.

Shumë prej jush, pavarësisht nga mungesa juaj e besimit, më nderoni Mua në kaq shumë mënyra por ju nuk e kuptoni këtë.

Ju, në jetën tuaj të përditshme, ndjeni dashuri, preokupim dhe simpati për të tjerët.

Ju ndjeni një dëshirë të fortë për ta luftuar padrejtësinë dhe shmangeni kur dëshmoni vepra të liga, të kryera nga të tjerët përmbi ata që janë më pak fatlum
ë se vetja.

Ju tregoni dashuri për të tjerët dhe kujdeseni për ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Ju urreni të shfrytëzoni rastin mbi të tjerët dhe jeni të ndjeshëm ndaj nevojave të atyre që vuajnë në këtë jetë.

Ju ndjeni dashuri për familjen tuaj.

Ju qeshni dhe gëzoni kur jeni me miq dhe ndjeni një dashuri dhe miqësi të madhe për ata që janë pranë zemrës suaj.

Kur martoheni, ju ndjeni një dashuri te fortë për bashkëshorten (bashkëshortin) tuaj. Pastaj, kur ju keni fëmijë, dashuria që ndjeni e tejkalon gjithçka që ju mund ta keni imagjinuar ndonjëherë.

Ju derdhni lot keqardhjeje nëse apo kur ju e lëndoni ndonjërin. Ju i falni të tjerët kur ata ju fyejnë, ju ofendojnë apo ju shkaktojnë lëndim.

Nga mendoni se vjen kjo dashuri dhe këto emocione? A nuk e dini se ato mund të vijnë vetëm nga Hyji?

Dashuria është e vështirë për t'u shpjeguar. E vështirë për t'u analizuar dhe kurrë nuk mund të vërtetohet nga shkenca, sepse ajo është një Dhuratë nga Hyji.

Urrejtja, në të kundërt, vjen nga ana e errët.

Satani, për shumë njerëz, mund të mos duket i vërtetë, por ai ekziston.

Shumë prej jush nuk besojnë në djajtë apo në ekzistencën e shpirtrave djallëzorë sepse ata janë të kujdesshëm për të mos e zbuluar veten.

Nëse ju besoni në ekzistencën e Satanit, atëherë dijeni se gjithçka që është e padrejtë dhe e ligë në botë është e shkaktuar prej tij.

Ai është mbreti i gënjeshtrave dhe ka fuqinë që t'ju verbojë ndaj të vërtetës së ekzistencës suaj.

Për shkak të verbërisë suaj, Mëshira Ime tani do ta mbulojë botën për t'ju vërtetuar se Unë ekzistoj.

Të jeni të përgatitur për këtë ditë sepse do të ndodhë së shpejti.

Kur shenjat në qiell t'ju tregohen dhe ju ta dëshmoni përplasjen, zhurmën dhe lëkundjen e tokës dijeni se Unë kam ardhur për t’ju zgjuar.

Kur kjo të ndodhë, Unë ju lutem që të ktheheni tek Unë, sepse Unë dëshiroj t'ju mbush me Dashurinë Time për t’ju sjellë dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja.

Kur Mëshira Ime të bjerë mbi ju, më në fund ju do të ndjeni paqe.

Unë ju dua dhe kurrë nuk do t'ju braktis.

Unë pres përgjigjen tuaj kur kjo ditë e madhe të vijë.