Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 25 September 2012

Unë jam si një stuhi që po përgatitet. Zëri Im është si bubullima në largësi

E Hënë, 20 Gusht 2012, në 03:30

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të harrosh, nëpër agoninë që ti e duron në Emrin Tim, se Fuqia e Hyjit nuk mund të kapërcehet.

Unë jam si një stuhi që po përgatitet. Zëri Im është si bubullima në largësi. Ndërsa Fjala Ime e Shenjtë do ta mbulojë tani tokën, si një mbulesë, një zë gjëmues do të dëgjohet në largësi.

Ndërsa Fjala e Ime përhapet nga personi në person, stuhia do të fillojë që të bëhet më e fortë dhe gjëmimi i bubullimës do të shtohet.

Së shpejti bubullima do të ushtojë dhe fare pak vetë nuk do arrijnë ta dëgjojnë Zërin e Hyjit.

Ndërsa stuhia të rritet në forcë, shumë shpirtra që përpiqen t’i ulin qepenat, nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë stuhinë e Zërit Tim apo forcën e Mëshirës Sime që t’ua prekë shpirtrat.

Koha ka filluar që ndërhyrja nga Qielli të zbrazet mbi një botë pagane plot me errësirë.

Drita Ime do t’i ngrejë madje edhe zemrat më të ngurta kur e Vërteta të fillojë të kuptohet.

Të gjithë fëmijëve të Hyjit që po e lexojnë këtë mesazh, ju lutem ta kujtoni Premtimin Tim për ju tani.

Unë po e bëj veten të njohur për ju në këto mesazhe përmes Fjalës Sime të Shenjtë.

Shpirti Im do t’i pushtojë shpirtrat tuaj gjatë Paralajmërimit.

Pastaj Unë, Jezusi juaj, do të zbres nga retë në Ardhjen e Dytë.

Pastaj Unë do të ngre Jerusalemin e Ri që paqja, më në fund, të mund të arrihet në Epokën e Re, Botën e Re pa mbarim.

Fuqia Ime është e gjithëpushtetshme.

Satani mund të ketë disa fuqi por ato nuk janë asgjë. Fuqia e tij mund të jetë e frikshme por ai struket me tmerr përpara Meje.

Ju nuk duhet t'i jepni atij më shumë fuqi duke u dorëzuar në tundimet e tij. As edhe nuk duhet të lejoni që frika ndaj tij t’jua bllokojë dashurinë tuaj për Mua.

Kur ju i frikësoheni Satanit, ju e ushqeni fuqinë e tij dhe ai mund t’i kontrollojë ndjenjat tuaja.

Vetëm lutja, dhe shumë prej saj, mund ta dobësojë fuqinë e tij dhe mbërthimin e tij përmbi ju.

Tani që Fjala Ime është në botim, Satani do ta ngrejë ushtrinë e tij për t'u përgatitur për një betejë të tmerrshme.

Të gjithë ju, ndjekësit e Mi, duhet ta dorëzoni vullnetin dhe besimin tuaj tek Unë plotësisht ndërsa Unë ju udhëheq përmes kësaj beteje të përgjakshme.

Mos u gënjeni, Satani dhe djajtë e tij, janë të tërbuar për shkak të këtij plani, Plani final i Shpëtimit.

Ai do të shkaktojë rrëmujë me këtë punë.

Ai do të krijojë debate, do të hedhë fjalë fyese mbi këtë punë dhe do të bëjë çdo gjë që të mundet për të ndaluar që Librin Im i së Vërtetës – Mesazhet e Mia të Shenjta, të shpërndahen.

Ju mund të prisni gjithashtu edhe mos-aprovim nga elementë brenda Kishës Sime në tokë si dhe një debat të ndezur midis të Krishterëve mbi autenticitetin e Fjalës Sime të Shenjtë.

Kur stuhia përpara të fitojë shpejtësi, ndërsa Fjala Ime të shumëfishohet në çdo gjuhë, tingulli i Zërit Tim do të bëhet shurdhues.

Fuqia e Hyjit kurrë nuk duhet të nënvlerësohet sepse Unë jam Mbreti i Njerëzimit.

Tani Unë vij, në emër të Atit Tim të Përjetshëm, për t’i mbledhur të gjithë fëmijët e Tij në betejën përfundimtare, kur Unë do ta dëboj Satanin në liqenin e zjarrit.

Do të jetë një betejë e tmerrshme dhe shumë shpirtra do të më refuzojnë Mua.

Pavarësisht se sa shumë Unë do të përpiqem, dhe pavarësisht nga Fuqia Ime, do të jetë përmes vullnetit të tyre të lirë që ata do të zgjedhin të ligun.

Besoni tek Unë dhe më lejoni Mua tani t'jua pastroj shpirtrat që të jeni të denjë për Parajsën Time të Re në tokë.

Bashkojini krahët, ndjekësit e Mi, së bashku për të mbrojtur Fjalën Time të Shenjtë që edhe ata që nuk më njohin Mua të mund të vijnë tek Unë.

Unë ju dua.

Unë ju bekoj të gjithëve.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti