E Diel, 26 Gusht 2012, në 18:30
Bija Ime fort e dashur, urrejtja është shkaku i gjithë
ligësisë në botë dhe ajo merr shumë forma.
Armiqësia kundrejt një personi tjetër buron nga frika, frika se
mos ky person mund t’ju lëndojë në ndonjë mënyrë.
Mosmarrëveshjet me një person tjetër mund të vijnë për shkak të
mëkatit të krenarisë. Kjo ndodh kur ju e ndjeni se duhet ta provoni
vlefshmërinë tuaj, me çdo kusht, madje edhe kur e keni gabim.
Xhelozia shumë shpejt kthehet në urrejtje edhe pse mund të jetë
e butë si fillim.
Mospëlqimi i vetvetes
fillon sepse ju e krahasoni jetën tuaj me të tjerët që ju e ndjeni se kanë
pasur më shumë fat se ju.
Shumë shpejt ky mospëlqim zhvillohet në urrejtjen e vetvetes dhe
të trupit. Kjo pastaj çon në mëkatet e mishit.
Urrejtja gjithashtu mund të zhvillohet për shkak të mëkatit të
lakmimit të gjërave të të tjerëve.
Kjo mund të çojë në
luftëra kur një shtet lakmon pasuritë e një shteti tjetër.
Ose ajo do të thotë se e lejoni lakminë që t’ua konsumojë
shpirtin tuaj, kur ju kërkoni të njëjtat pasuri të botës si fqinji juaj.
Lakmia gjithashtu kthehet në një formë urrejtjeje sidomos kur,
pavarësisht se sa shumë përpiqeni ta imitoni një tjetër, ju nuk arrini të
përmbushni atë që keni vendosur të bëni.
Të gjitha mëkatet, nëse lejohen të përkeqësohen, mund t’ju çojnë
drejt urrejtjes.
Kur ju ndjeni urrejtje, ju duhet ta dini se Satani ia ka arritur
ta pushtojë shpirtin tuaj.
Kur kjo ndodh, ai do t'ju mbajë në një mbërthim të ngjashëm me
vesin e keq dhe nuk do t'ju lërë të qetë.
Pavarësisht se sa shumë ju të përpiqeni për t'u çliruar nga
mbërthimi i tij, ai do të kapet pas jush për jetën. Arma juaj e vetme
është lutja.
Lutuni, lutuni, lutuni kur urrejtja ju përfshin të tërin. Sepse
derisa të largohet prej jush, ju kurrë nuk do të ndjeni paqe, dashuri apo
gëzim, përsëri.
Kur urrejtja jua mbërthen zemrën dhe shpirtin, ju largoheni një
hap më shumë nga Unë, Jezusi juaj.
Ju vuani tmerrësisht dhe ndjeni një zemërim dhe një gjendje
pafuqie të cilën ju nuk mund ta kontrolloni.
Kurrë mos e besoni gënjeshtrën finale që Satani do ta mbjellë në
shpirtin tuaj, kur ai të ketë hedhur një mantel urrejtjeje mbi ju.
Gënjeshtra është kjo:
“Urrejtja juaj mund të zhduket vetëm kur të kërkoni hakmarrjen finale mbi
shënjestrën e urrejtjes suaj.”
Çfarë të bëni kur
urrejtja ju mbërthen? Fuqia e dashurisë mund ta zhdukë urrejtjen në çast.
Kur ju luteni dhe më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj, përgjigja Ime do
të jetë kjo.
Falini kundërshtarët tuaj dhe ata që ju besoni se janë
shkaku i urrejtjes tuaj.
Por për të falur, ju duhet ta përulni veten para Meje dhe të më
kërkoni Mua që t’ju fal juve më parë.
Kur t’i keni falur ata që i urreni, ju më pas duhet të bëni
shlyerje për mëkatin tuaj.
Tregoni dashuri ndaj kundërshtarëve tuaj. Luftojeni urrejtjen,
sëmundjen e ligë dhe të rrezikshme të shpirtit, me dashurinë.
Dashuria është kura për t’jua pastruar shpirtin nga kjo
sëmundje.
Kur ju të arrini që ta bëni këtë, ju do ta keni mundur Satanin
dhe ai do t'ju lërë të qetë.
Kurrë mos kini frikë për ta luftuar urrejtjen në shpirtin tuaj
edhe pse do ta ndjeni shumë të vështirë.
Nëse urrejtja do të mund të dobësohej në këtë mënyrë, përmes
përulësisë së mëkatarit, paqja do të mbretëronte në botë.
Jezusi juaj