Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 20 September 2012

Virgjëra Mari: Fëmija im, së shpejti shumë nga profetët e botës, vizionarët dhe lajmëtarët nuk do të marrin më mesazhe

E Hënë, 13 Gusht 2012, në 19:45

Fëmija im, së shpejti shumë nga profetët e botës, vizionarët dhe lajmëtarët nuk do të marrin më mesazhe, me qëllim që të hapet udha për këto mesazhe tepër të rëndësishme.

Shumë prej punës sime, përmes vizionarëve, do të ndalojë së shpejti për t'i lënë hapësirë Zërit të Shpirtit të Shenjtë që po të jepet ty, profetit të kohës së mbarimit.

Shumë profetë të rremë, që kanë dalë, akoma do të bërtasin në kupë të qiellit dhe ata do të jenë zërat e vetëm të tjerë që do të konkurojnë për vëmendje me këto mesazhe të vërteta përfundimtare nga Qielli.

Mos ki frikë, bija ime, sepse ti dhe ky mision jeni të mbrojtur.

Nuk je vetëm ti ajo që punon për këtë mision. I gjithë Qielli dhe të gjithë engjëjt dhe shenjtorët po punojnë me ty. Prandaj ti kurrë nuk duhet të ndjehesh e vetmuar madje edhe kur vuan.

Ti po bllokohesh çdo ditë nga armiqtë e Hyjit.

Janë hartuar plane për ta bllokuar botimin e Librit të së Vërtetës, por ky persekutim është pothuajse drejt fundit.

Qëndro pranë meje, Nënës tënde, gjatë gjithë kohës që unë të mund ta vendos Mantelin tim të Shenjtë rreth teje për të të mbrojtur nga i ligu.

Ti sa vjen e bëhesh më e fortë dhe më trime, edhe pse
 ndjehesh e lodhur. Kjo do të kalojë dhe bota do ta mirëpresë Librin e së Vërtetës që iu është premtuar atyre për kaq gjatë.

Shko tani dhe falënderoje Hyjin për këtë mision madhështor.

I gjithë Qielli të bekon.

Ne të mbajmë për dore çdo ditë dhe të gjithë shenjtorët të mbrojnë ty.

Beteja fillon në momentin që libri i parë të shitet. Ai do të përhapet në të gjithë botën, prandaj ti duhet të përgatitesh ashtu si duhet.

Kërko ndihmë dhe do ta marrësh atë.

Shko në paqe dhe në dashuri.

Nëna jote e dashur
Nëna e Shpëtimit