Kerko Mesazhet ketu

Friday, 28 September 2012

Virgjëra Mari: Kur unë prisja me apostujt në Dhomën e Darkës së Fundit për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë, u deshën 10 ditë përgatitje

E Mërkurë, 22 Gusht 2012, në 09:18

Fëmija im, vetmia në të cilën fëmijët e mi e gjejnë veten në botën sot, është sepse ata nuk e dinë se si mund t'iu jepet Dhurata e Shpirtit të Shenjtë.

Ashtu siç të kam mësuar ty, duhet një kohë e gjatë për ta marrë Dhuratën.

Ajo konsiston në një udhëtim shumë të vështirë, përpara se ndonjëri prej fëmijëve të Hyjit të mund të bëhet i denjë për ta marrë këtë Dhuratë të veçantë.

Kur unë prisja me apostujt në Dhomën e Darkës së Fundit për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë, u deshën 10 ditë përgatitje.

Megjithëse atyre shërbëtorëve të shenjtë, të përkushtuar dhe besnikë të Birit tim të dashur iu ishte premtuar Dhurata, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur shpirtërisht për t’iu dhënë Dhuratën.

Unë, Nëna e tyre e dashur, duhej t’i ndihmoja që t’i përgatisnin shpirtrat e tyre.

Kjo do të thoshte t’iu mësoja atyre rëndësinë e dorëzimit të plotë të vullnetit të tyre të lirë. Për t’u bërë të denjë, ata duhej ta kuptonin thellësinë e përulësisë, në të cilën ata duhej të binin, përpara se të ishin gati.

Disa prej tyre kujtonin se ata kishin mësuar çdo gjë nga Biri Im.

Megjithatë, kjo ishte një shenjë krenarie dhe kur krenaria gjendet brenda jush, ju nuk mund të merrni Dhuratën e Shenjtë të Shpirti të Shenjtë.

Për ta marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë ju duhet të bëheni të vegjël para Birit tim, si një fëmijë i vogël.

Nuk mund të ketë vend për krenari apo arrogancë. Prapë, njerëzit sot që pohojnë se flasim me autoritet rreth mënyrës me të cilën flet Biri im, bien në një kurth.

Ata, kur pohojnë se kanë njohuri mbi çështjet shpirtërore, flasin me një arrogancë që nuk i reflekton hiret që iu jepen atyre, që me të vërtetë e zotërojnë këtë Dhuratë të madhe nga Qielli.

Ata që janë të pajisur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë iu nënshtrohen dëshirave të Birit tim.

Ata nuk janë mburravecë.
Ata nuk janë agresivë.
Ata nuk e kritikojnë tjetrin duke përdorur Emrin e Birit tim për ta bërë këtë.

Ata nuk i tallin të tjerët, kur shpallin interpretimin e tyre të Fjalës së Tij të Shenjtë.

Ata nuk predikojnë urrejtje.

Kur dishepujt e Birit tim qenë përgatitur prej meje, ndodhën shumë debate.

U deshën disa kohë përpara se ata më në fund ta pranonin atë çfarë pritej prej tyre.

Vetëm më pas, kur e kuptuan se si vetëm përulësia e shpirtit mund ta lejojë Shpirtin e Shenjtë të hyjë, ata qenë përgatitur përfundimisht.

Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit, veçanërisht atyre të cilët besojnë në Birin tim, që të më kërkojnë mua, Nënën e tyre, për të më lejuar mua që t'i përgatis ata për këtë Dhuratë të madhe.

Fëmija im, m’u desh një vit i plotë për të të përgatitur dhe kjo nuk ishte fare një punë e lehtë. A të kujtohet se sa vështirë e kishe për ta thënë Rruzaren time të Shenjtë? Sa vështirë e kishe që ta dorëzoje vullnetin tënd dhe ta vërtetoje përulësinë tënde?

Tani që ti e ke marrë Dhuratën, kjo nuk do të thotë se mund ta konsiderosh si të garantuar.

Ti duhet të vazhdosh që të lutesh, të mbetesh e përulët në zemër dhe të kërkosh shpengim çdo ditë. Sepse ashtu siç ai jepet, po ashtu edhe mund të merret.

Unë iu kërkoj të gjithë atyre që i ndjekin këto Mesazhe për t’u lutur për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Nuk është e mjaftueshme që të luteni vetëm një herë dhe të thoni se e keni marrë dijen që kërkuat dhe pastaj të hidhni baltë mbi këto Mesazhe Hyjnore. Nëse ju e bëni këtë, atëherë nuk ju është dhënë Dhurata. 

Ju lutem më thërrisni mua, Nënën tuaj të Bekuar, që t'ju ndihmoj të përgatiteni përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (74) për Dhuratën e Dijes

O Nëna e Hyjit, më ndihmo ta përgatis shpirtin tim për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Më merr si një fëmijë, për dore, dhe më drejto në udhën drejt Dhuratës së Dijes, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Hape zemrën time dhe më mëso të dorëzohem në trup, mendje dhe shpirt.

Më çliro nga mëkati i krenarisë dhe lutu që të më falen të gjitha mëkatet e mia të shkuara, që shpirti të më pastrohet dhe që të bëhem i plotë, për të marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Unë të falënderoj ty, Nëna e Shpëtimit, për ndërhyrjen tënde dhe e pres me dashuri në zemër këtë Dhuratë, të cilën e dëshiroj me gëzim. Amen.

Kujtoni fëmijë, ejani tek unë, Nëna juaj, për t'ju ndihmuar që ta hapni shpirtin tuaj për ta marrë këtë Dhuratë të mrekullueshme.

Kur ta merrni këtë Dhuratë, unë do t'ju shpie para Birit tim.

Sepse vetëm atëherë ju do të jeni me të vërtetë gati për hapin pasardhës në shkallën drejt përsosmërisë shpirtërore.

Nëna e Shpëtimit