Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 11 September 2012

Kur shpirtra të tillë e sulmojnë Fjalën Time të Shenjtë me kaq vrer, kjo është një shenjë e konfirmimit të Satanit se këto mesazhe janë autentike

E Hënë, 6 Gusht 2012, në 18:06

Bija Ime fort e dashur, ka shumë prej ndjekësve të Mi të devotshëm që po komplotojnë një fushatë për ta shkatërruar këtë mision.

Ju që besoni se do të jenë jo të Krishterët dhe ateistët ata që do ta mohojnë Fjalën Time në këto mesazhe, dijeni pra këtë.

Do të jenë ata që e shpallin hapur besimin e tyre tek Unë, Jezusi i tyre, të cilët do të më lëndojnë Mua më së tepërmi.

Ata janë duke u mjegulluar prej mashtrimit të mbretit të gënjeshtrave, i cili ka dërguar shumë engjëj të rënë tek këta shpirtra. Të pakënaqur me mohimin që i bëjnë Mesazheve të Mia të Shenjta, ata do të vendosin që të mbledhin sa më shumë përkrahje që të munden mes priftërinjve të Mi për t'u përpjekur dhe sabotuar këtë mision.

Shpirtra të tillë kurrë nuk ndalojnë për ta pyetur veten, përse e bëjnë këtë. Apo se përse ndjejnë një urrejtje të tillë ndaj teje, bija Ime. Apo përse Fjala Ime e Shenjtë i shqetëson ata kaq shumë.

Kur shpirtra të tillë e sulmojnë Fjalën Time të Shenjtë me kaq vrer, kjo është një shenjë e konfirmimit të Satanit se këto mesazhe janë autentike.

Sepse kur tregohet një kundërshtim kaq i fortë dhe kur njerëz të shenjtë provokohen për t’i sulmuar mesazhe Hyjnore si këto, atëherë ju mund të jeni të sigurt se ato mesazhe vijnë nga Hyji.

Kur ata e mohojnë Fjalën Time, kjo më copëton Mua saqë Unë derdh lot trishtimi kur ata nuk më njohin Mua. Por kjo është e pritshme. Me kalimin e kohës ata do ta njohin të Vërtetën.

Por është atëherë kur ata ngrihen me qëllimin për t’i larguar shpirtrat nga Mëshira Ime, që ata më fyejnë Mua rëndë.

Nëse ata janë përgjegjës për shpirtrat që iu është mohuar shpëtimi, ata do të ndëshkohen.

Ndëshkimi i tyre do të jetë i mjerueshëm nëse ata përpiqen t'i mbrojnë veprimet e tyre, për edhe vetëm një shpirt të humbur. Veprat e tyre mund të rezultojnë në faktin se një shpirt, i cili përndryshe do të kishte qenë kthyer në besim, mund të vuajë persekutimin final në zjarret e Ferrit.

Është kur ata përpiqen që ta sabotojnë Fjalën e Hyjit, që veprat e tyre të mira të mëparshme do të bëhen të pavlefshme. Për çfarë të mire janë ato kur këta i kundërvihen të tilla veprave të vlefshme me vepra urrejtjeje për Hyjin?

Unë ju them atyre. Dita kur ju të vini para Meje për t'u përgjigjur për vepra të tilla të liga, do të jetë shumë e vështirë për ju.

Jo vetëm që do t’ju duhet të përgjigjeni për veten tuaj, por ju do të duhet të përgjigjeni për gënjeshtrat që shpërndatë rreth Meje, rreth Fjalës Sime të Shenjtë, tek të tjerët.

A është frika e Fjalës Sime të Shenjtë që ju çon drejt një ligësie të tillë? Frika vjen nga Satani. Krenaria gjithashtu vjen nga Satani. A nuk e dini se është për shkak se ju besoni se jeni të përgatitur mirë mbi Shkrimin Tim të Shenjtë që ju bën të besoni se ju dini më shumë se sa dini në të vërtetë?

Ju gjeni gabime në Fjalën Time të Shenjtë, ashtu siç bënin Farisenjtë. Duke vepruar kështu, ju thoni se dini më shumë rreth të Vërtetës sesa Hyji.

Dijeni se sa më shumë që ju përhapni gënjeshtra rreth Fjalës Sime të Shenjtë, ju mëkatoni kundër Fjalës së Hyjit.

Ky mëkat, kundër profetit të Zotit është një nga më të papëlqyerit prej Atit Tim.

Të gjithë ata që kanë mëkatuar kundër profetëve të Zotit, qenë ndëshkuar. Sepse kur ata përpiqen ta ndalojnë Fjalën e Hyjit, që i jepet botës për të shpëtuar shpirtrat, ata po pengojnë shpëtimin e shpirtrave.

Për këtë ata do të goditen, sepse asgjë nuk do ta ndalojë Fjalën e Hyjit që t'i shpërndahet fëmijëve të Tij të çmuar.