Kerko Mesazhet ketu

Friday, 14 September 2012

Duke e deklaruar Zërin e Shpirtit të Shenjtë si djallëzor, ju bëheni fajtorë për një blasfemi të përmasave tepër të mëdha

E Mërkurë, 8 Gusht 2012, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, kur njerëzit pyesin se çfarë Unë dua të them me Fjalën e Hyjit, më lejo Mua ta shpjegoj.

Fjala e Hyjit, ashtu siç përmbahet në Biblën e Shenjtë, në të dy Testamentet i Vjetri dhe i Riu, Fjala e Hyjit, e Vërteta, po i jepet botës përmes këtyre mesazheve nëpërmjet Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë.

Këto mesazhe po paraqiten nga Trinia e Shenjtë dhe janë të vetmet e këtij lloji që i janë dhënë ndonjëherë njerëzimit nga një profet.

Arsyeja është se ky është misioni i fundit, forma përfundimtare e komunikimit dhe e ndërhyrjes Hyjnore që po i paraqitet botës për shkak të Ardhjes Sime të Dytë.

Kurrë mos ndërhyni me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë sepse ky është një mëkat shumë serioz.

Në këto mesazhe Zëri i Shpirtit të Shenjtë po derdhet për ta shpëtuar njerëzimin nga mallkimi i përjetshëm.

Ju mund të më mohoni Mua, Jezusin tuaj, apo mesazhet Hyjnore që po ju jepen prej Nënës Sime të Dashur dhe ju do të faleni.

Sepse të gjithë ju e keni të drejtën që t’i shqyrtoni këto Mesazhe Hyjnore për shkak të dhuratës suaj të vullnetit të lirë.

Sidoqoftë, kur ju e refuzoni Shpirtin e Shenjtë dhe blasfemoni publikisht kundër tij, ky është një mëkat i përjetshëm dhe vetëm një mrekulli, e miratuar nga Hyji Atë, mund t’a shpëtojë shpirtin tuaj. 

Ju duhet të qëndroni të heshtur nëse keni dyshime rreth ndonjë mesazhi Hyjnor të dhënë botës dhe lutuni për lajmëtarin. Lutuni dhe ndiqni besimin tuaj dhe vazhdoni në mënyrat tuaja të nderimit të Hyjit. Është shumë e rëndësishme që ju ta bëni këtë.

Duke e deklaruar Zërin e Shpirtit të Shenjtë si djallëzor, ju bëheni fajtorë për një blasfemi të përmasave tepër të mëdha, saqë do të konsiderohet si një mëkat i pafalshëm.

Ju keni nevojë që t'i kërkoni Hyjit t’ju falë tani, sepse nëse vazhdoni t'i shtoni fushatat e qëllimshme për ta bllokuar Zërin e Shpirtit të Shenjtë, Zërin e Trinisë së Shenjtë dhe ta deklaroni atë si një shpirt djallëzor, ju nuk mund dhe nuk do të faleni, sepse ky është një mëkat i rëndë.

Shumë të Krishterë dashamirës e mënjanojnë këtë punë. Mesazhet, thonë ata, nuk përkojnë me Shkrimin e Shenjtë.

Kur ata e thonë këtë, ata nuk e njohin të Vërtetën, e cila përmbahet në Biblën e Shenjtë.

Ata, ose i sulmojnë këto mesazhe duke u bazuar në thashethemet e të tjerëve, të cilët pohojnë se e njohin të Vërtetën, ose i deklarojnë ato të jenë të pavërteta duke u bazuar në interpretimin e tyre të gabuar të së Vërtetës.

Akoma edhe më keq, ata e shtrembërojnë të vërtetën dhe i krahasojnë këto mesazhe me interpretime të reja dhe qesharake të Biblës së Shenjtë.

Më dëgjoni Mua tani, Jezusin tuaj, ndërsa ju them këtë.

Priftërinjtë e lartë në kohën Time në tokë u përpoqën ta shtrembëronin të Vërtetën e Ligjeve të Hyjit me qëllim që të justifikonin refuzimin që më bënë Mua.

Ata përdorën gënjeshtra për t'i ndaluar njerëzit që ta dëgjonin Zërin Tim.

Ata më shpallën Mua një gënjeshtar, një profet të rremë dhe më akuzuan Mua për Herezi.

Unë blasfemoja kundër Ligjeve të Kishës, thonin ata, dhe se e theva Sabbat-in (Ditën e Shtunë) duke e kryer Darkën e Pashkës në një ditë të ndryshme nga ajo që ata e mbanin si të duhur.

Ata jo vetëm që më keqkuptuan Mua, por edhe më refuzuan Mua menjëherë, sepse ata nuk ishin të përgatitur që ta mirëprisnin Mesia-n e Vërtetë në atë kohë.

Ata nuk ishin gati.

Ata kurrë nuk mendonin se do ta dëshmonin ardhjen e Mesia-s së Vërtetë në kohën e jetës së tyre.

Kaq të përqendruar ishin ata në ceremonitë e tyre, rregullat hierarkike të tyre – të cilat në atë kohë i lartësonin udhëheqësit e tyre dhe i vendosnin në piedestal si mbretërit e vërtetë të kishave të tyre – saqë ata nuk kishin aspak vend në zemrat e tyre për Mua, Shpenguesin e Njerëzimit.

E njëjta gjë do të ndodhë përsëri ndërsa Unë e përgatis botën për Ardhjen Time të Dytë.

Farisenjtë nuk mund ta kuptonin rëndësinë e përulësisë.

Ata nuk mund ta pranonin se si Hyji vepron në atë që Ai nuk i lartëson të fuqishmit apo krerët fetarë me më shumë përvojë në Kishën e Tij, për t’i zbuluar planet e Tij apo për t’i paralajmëruar fëmijët e Tij.

Hyji zgjodhi të paditurit, të përulurit dhe bujarët në zemër për t’i shpërndarë paralajmërimet e Tij tek njerëzimi.

Ai i ngre të dobëtit dhe i lartëson ata, përmes vuajtjeve, për t'u bërë të pastër në zemër, në mënyrë që Ai të mund të vendosë se si të komunikojë me ta. Në këtë mënyrë, krenaria njerëzore, nga ana e profetit, nuk ka mundësi të ndërhyjë me të Vërtetën.

Ata e refuzuan Gjon Pagëzuesin dhe e vranë atë. Ata i vranë profetët e vjetër. Ata i torturuan shpirtrat e zgjedhur, përmes të cilëve Hyji komunikonte.

Në botën tuaj të sotme, a mendoni se do të jetë ndryshe?

Ju, ndjekësit e Mi të devotshëm dhe ata që thonë se janë ekspertë në kishat e Mia të Krishtera apo në kisha të tjera që besojnë në Atin Tim të Përjetshëm, a do ta pranoni Fjalën e Hyjit sot?

Jo. Ju do të bëni të njëjtën gjë ndaj profetëve, profetëve të vërtetë, ashtu si iu është bërë atyre që nga fillimi. Ju do t'i përbuzni ata në Emër të Atit Tim.

Por kujtojeni këtë. Kur e Vërteta përfundimisht t'ju jetë zbuluar, nuk do të ketë më kthim prapa nëse ju do të gjendeni fajtorë për mëkatin e vetëm të përjetshëm. Dhe ky është nëse ju blasfemoni kundër Shpirtit të Shenjtë.

Nëse ju blasfemoni kundër Meje, Jezu Krishtit, ju do të faleni.

Nëse ju e mohoni dhuratën e profecisë, ju gjithashtu, do të faleni.

Por nëse ju e bllokoni planin përfundimtar të shpëtimit duke e përqeshur haptas dhe duke mbledhur besimtarë të Kishës Sime për ta shpallur vazhdimisht Zërin e Shpirtit të Shenjtë si të rremë dhe djallëzor, ju do të vuani ndëshkimin e përjetshëm.