Monday, 24 September 2012

Kjo periudhë i ngjason qetësisë përpara stuhisë. Përdoreni atë për të përgatitur sa më shumë njerëz të jetë e mundur

E Diel, 19 Gusht 2012, në 22:56
Bija Ime fort e dashur, kur ti vuan për shkakun Tim, dhe kur ndjehesh e izoluar dhe larg Meje, dije se kjo ndodh kur ti je më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Edhe pse ky, Libri Im i së Vërtetës, është një Dhuratë për botën nga Unë dhe është i mbrojtur nga Qielli, kjo nuk do të thotë se ky udhëtim do të jetë pa dhimbje për ty.
Ti do të përjetosh një kritikë dhe një lloj të ri sulmi tani që Fjala Ime e Shenjtë po shtypet për t’ju dhënë botës.
Ti kurrë nuk duhet t’iu përgjigjesh atyre që të urdhërojnë të shpjegosh se përse ky libër ishte i nevojshëm. Qëndro në heshtje dhe vazhdo me Punën Time.
Mos lejo që asnjëri ta ndalojë apo ta vonojë shpërndarjen e Librit Tim, sepse çdo ditë llogaritet, pasi ka një kohë të kufizuar në të cilën shpirtrave të mund t’iu sigurohet koha për ta shpenguar veten në Sytë e Mi.
Më lejo të siguroj ty, bija Ime, dhe të gjithë ndjekësit e Mi, se ju jeni tani duke u nisur në një udhëtim, një pelegrinazh, si asnjë tjetër.
Kjo kohë është e ngjashme me qetësinë përpara stuhisë.
Përdoreni atë për të përgatitur sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Shpërndajini mesazhet e Mia, Lutjet e Mia të Kryqëzatës, dhe lutuni për vëllezërit dhe motrat tuaja, që pas Paralajmërimit ata të pranojnë Mëshirën Time.
Mblidheni së bashku Kishën Time dhe lutuni për forcë pasi Profeti i Rremë po përgatitet dhe është tashmë i pranishëm në Vatikan. Por ai e fsheh fytyrën e tij të vërtetë me shumë kujdes. Zëdhënësi Im i dashur është duke u izoluar dhe koha është e shkurtër.
Unë dëshiroj që të gjithë ju të filloni një Litani të re Lutjesh për mbrojtje kundër Profetit të Rremë dhe t’i recitoni ato një herë në ditë prej tani e tutje.
Lutjet e Kryqëzatës mund të seleksionohen në grupe të ndryshme dhe të recitohen ashtu si të mundeni.
Këtu është Lutja Litani (1) e ‘Jezusit për Njerëzimin’: Mbrojtje kundër Profetit të Rremë.
Më i dashuri Jezus, na shpëto nga mashtrimi i profetit të rremë.
Jezus, ki Mëshirë për ne. Jezus, na shpëto nga persekutimi.
Jezus, na ruaj nga antikrishti. Zot, ki Mëshirë. Krisht, ki Mëshirë.
Më i dashuri Jezus, na mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar. Më i dashuri Jezus, hapi sytë tanë ndaj gënjeshtrave të profetit të rremë.
Më i dashuri Jezus, bashkoje Kishën Tënde. Jezus, mbroji Sakramentet tona.
Jezus mos e lejo profetin e rremë ta përçajë Kishën Tënde.
Më i dashuri Jezus, na ndihmo të refuzojmë gënjeshtrat e paraqitura tek ne si e Vërteta.
Jezus, na jep forcë. Jezus, na jep shpresë.
Jezus, vërshoi shpirtrat tanë me Shpirtin e Shenjtë. Jezus, na mbro nga bisha.
Jezus, na jep Dhuratën e Dijes që ne të mund të ndjekim udhën e Kishës Tënde të Vërtetë në çdo kohë, në shekuj të shekujve.
Amen.
Bija Ime, të lutem mos u ndje e rënduar me këtë Mision, sepse Unë do të dërgoj ndihmë së shpejti. Ti duhet të pranosh gjithçka që Unë të kërkoj dhe të mbetesh e fortë me bindjen se gjithçka është në rregull.
Konvertimi tashmë po ndodh përmes këtyre mesazheve dhe ka arritur tashmë në qindra-mijëra shpirtra. Prandaj mos u ndje e pa shpresë apo e shqetësuar. Unë jam i kënaqur me besnikërinë dhe përkushtimin e atyre që më duan Mua pa kushte.
Unë po të dërgoj ata që janë të Mitë me zemra të pastra për të ofruar ty mbrojtje.
Ata do të të ngritin dhe do të të ndihmojnë që t’i udhëheqësh ndjekësit e Mi në të gjithë udhëtimin drejt Portave të Parajsës së Re.
Unë ju dua ndjekësit e Mi të dashur. Ngulmoni me Mua në këtë udhë me gjemba. Pranojeni talljen që do t’ju duhet të ndeshni ndërsa vazhdoni të përhapni Fjalën Time të Shenjtë.
Dijeni se Unë jam gjithmonë me secilin prej jush. Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua. Asgjë nuk mund të na ndajë.
Jezusi juaj