Wednesday, 26 September 2012

Libri i Jetës i parathënë më parë përmban emrat e të gjithë atyre që do të shpëtohen

E Hënë, 20 Gusht 2012, në 15:45
Bija Ime fort e dashur, Libri i Jetës i parathënë më parë përmban emrat e të gjithë atyre që do të shpëtohen.
Megjithatë, për shkak të Mëshirës Sime të Madhe, më shumë shpirtra do të shpëtohen si pasojë e Paralajmërimit.
Akoma edhe më shumë shpirtra mund të shpëtohen gjithashtu për arsye të vuajtjeve tuaja dhe të atyre të gjithë shpirtrave të zgjedhur që janë gjallë në botë sot.
Lutjet e ndjekësve të Mi, duke përfshirë recitimin e Lutjeve të Mia të Kryqëzatës për të shpëtuar shpirtrat, do të jenë një mjet i fuqishëm për të shpëtuar edhe më të ngurtin prej shpirtrave.
Shpirtrat që do ta refuzojnë Mëshirën Time tani, mund të shpëtohen për shkak të ndërmjetësimit bujar të atyre mes jush që ofrojnë sakrifica, përfshirë lutje, agjërim dhe pranim të vuajtjes, në Emrin Tim të Shenjtë.
Ky është premtimi Im, e tillë është Mëshira Ime e Madhe.
Unë sjell shumë dhurata në këtë kohë për shkak të dashurisë suaj për Mua.
Pranojini ato me dashuri dhe falënderim.
Unë ju bekoj. Premtimi Im për t’ju dhënë më shumë Dhurata, për shkak të përgjigjes suaj ndaj këtij misioni, dishepujt e Mi të dashur, mundet dhe do të përmbushet tani për shkak të besnikërisë suaj ndaj Meje.
Jezusi juaj i dashur