Bija Ime fort e dashur, Ati Im dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij të tregojnë dashuri dhe bamirësi ndaj njëri tjetrit. Mëkati po përhapet kaq shpejt, si një rezultat i drejtpërdrejtë i mëkatit të krenarisë, sa infektimi, sidomos mes atyre që deklarojnë të jenë të Krishterë, ka marrë shumë shpirtra që dikur ishin të afërt me Zemrën Time të Shenjtë.
Satani, dhe çdo demon që ai e ka dërguar për të shkatërruar njerëzimin, ka krijuar shumë përçarje në botë. Ata janë duke u përpjekur për t’i çuar kombet dhe komunitetet në grindje me njëri tjetrin. Sulmet terroriste do të bëhen më shumë të shfrenuara, por shënja më serioze do të jetë në formën e persekutimit të Krishterëve. Kurrë më parë të Krishterët nuk do të jenë kaq të poshtëruar – e drejta e tyre e lirisë së fesë do të cënohet dhe e drejta e tyre për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës do të dhunohet – ashtu si do të jenë tani.
Të Krishterët do të vihen në shënjestër jo vetëm nga armiqtë e Mi, por ata do të kthehen gjithashtu kundër njëri tjetrit. Grupet që do të promovojnë herezi kundër Biblës së Shenjtë do të përndjekin ata që do të mbeten të palëkundur në Besim. Ata publikisht do t’i kritikojnë ata, do ta tallin besnikërinë e tyre ndaj të Vërtetës dhe do të përndjekin çdo shpërbëtor të shenjtë Timin që guxon ta sfidoj tradhëtinë e tyre ndaj Meje, Jezu Krishtit.
I ligu më lufton Mua, në këtë kohë, me një zemërim të tërbuar, sepse e di se Koha Ime është pothuajse afër. Dallojeni çdo formë të persekutimit kundër jush, si një i Krishterë, një vizionar i vërtetë, profet apo shërbëtor i shenjtë, për çfarë është. Një fyerje e lig dhe vulgare mbi Mua, Jezu Krishtin tuaj të dashur. Kujtoni, ndjekësit e Mi të dashur, ju nuk duhet të dorëzoheni ndaj persekutimit, prej dashurisë suaj për Mua. Lutuni për ata shpirtra të gjorë që e kanë lejuar të ligun të dali prej gojëve të tyre. Të jeni të duruar dhe të qetë kur të dëshmoni persekutimin kundër të Krishterëve, sepse vetëm Hyjnia Ime është e Përjetshme. Veprimet, sjelljet e liga, apo herezitë kundër Meje, do të zhduken në çast. Dhe vetëm ata që janë me të vërtetë për Mua do të gjejnë paqe dhe shpëtim.
Lutuni për persekutorët dhe torturuesit tuaj, sepse kur e bëni këtë, ju e dobësoni fuqinë e të ligut.