Tuesday, 20 May 2014

Qielli do të errësohet për tre ditë, menjëherë para se Unë të kthehem

E Martë, 13 Maj 2014, në 08:50

Bija Ime e dashur, është gëzimi Im më i madh tek shikoj ndjekësit e Mi të dashur, që i janë përgjigjur Thirrjes Sime të recitojnë Fushatën e Lutjeve, të cilat përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë do të shpëtojnë biljona shpirtra.

Unë do të përdor Fushatën e Lutjeve për të rilindur dhe pastruar shpirtrat e njerëzimit, në të njëjtën kohë, ndërsa Unë e ripërtërij fytyrën e Tokës. Ripërtëritja e madhe do të kryhet, gjithçka në të njëjtën kohë, me qëllim që bota të jetë gati dhe të bëhet e denjë të më pranoj Mua, Jezu Krishtin, si Shpëtimtarin e kthyer.

Ashtu si shtetet kur mirëpresin mbretër, shumë pregatitje do të duhet para se mbreti të shkel këmbë në vëndet e tyre. Ju kurrë nuk do ta lejonit një mbret vizitues të arrij kur gjithçka është rrëmujë, e kalbur apo ku rrugët janë të mbushura me plehra. Megjithatë, përfaqësuesit e vëndeve të tilla do të sigurojnë që janë veshur dhe pregatitur ashtu si duhet për të takuar njerëzit e nderuar. Ata do të kenë kaluar vështirësi të konsiderueshme për të pregatitur një mikëpritje të madhe dhe do të kenë zgjedhur përfaqësues, të cilët ata i konsiderojnë të denjë, për të mirëpritur një mbret vizitues. Përfundimisht, ata do të pregatisin një ceremoni të madhe për të festuar ardhjen e mbretit dhe në ditën e madhe  do t’i zbukurojnë rrugët dhe do të këndojnë himne të mëdha. Ata do të hedhin lavde mbi monarkun vizitues dhe shoqëruesit e tij. E tillë do të jetë në Ditën e Madhe të Zotit, kur Unë, Jezu Krishti, të vij për të gjykuar.

Unë do të vij papritur ndaj tingullit të trumpetave dhe tingullit të ëmbël të Korit të Ëngjëjve. Qielli do të errësohet për tre ditë, menjëherë para se Unë të kthehem. Pastaj do të ndriçohet në një shumëllojshmëri ngjyrash, të papara ndonjëherë më parë nga njeriu. Unë do të shfaqem tek çdo burrë, grua dhe fëmij, i çdo moshe, dhe do të jetë tronditje e madhe, por gjithashtu kënaqësi e madhe. Njerëzit nuk do t’u besojnë syve dhe shumë do të mbeten pafjalë – të tjerët do të derdhin lotë lehtësimi dhe gëzimi. Shumë do të jenë të papregatitur dhe do ta gjejnë këtë ngjarje të jetë kaq tronditëse sa do të derdhin lotë dëshpërimi, sepse do ta dinë në zemërat e tyre se si e refuzuan Mesian e Vërtetë dhe sa të padenjë janë të hyjnë në Mbretërinë Time. Por Unë ju them këtyre njerëzve tani. Në atë Ditë, ju duhet të më thërrisni Mua dhe të më kërkoni Mua t’ju fal. Pastaj edhe ju do të mblidheni në Mbretërinë Time të Re.

Ashtu si çdo mbret vizitor, Unë i kërkoj atyre mes jush, që më duan Mua, të pregatiten për këtë Ditë të Madhe. Besoni tek Unë, pregatisni shpirtrat tuaj, lutuni për shpëtimin e të gjithë shpirtrave dhe ejani të veshur, të gatshëm, duke pritur – ashtu si një nuse e pret dhëndrin. Në atë Ditë, ju, fëmijët e Zotit, do të bashkoheni në një me Mua në Bashkësinë e Shenjtë me Atin Tim për fillimin e botës së re dhe Epokës së Lavdishme që ju është premtuar që nga fillimi.

Të keni paqen. Pregatituni me një dashuri dhe thjeshtësinë e zemrës për këtë Ditë të Madhe. Mos ju trëmbni asaj. Mirëpriteni atë. Madje edhe po të jeni në errësirë të madhe, Unë do t’ju çoj në Dritën Time. Ajo që ju duhet të bëni është të zgjasni duart tek Unë dhe Unë do t’ju përqafoj si të Mitë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: