Bija Ime fort e dashur, shumë mund të pyesin veten se si Hyji, Ati I Gjithëpushtetshëm Krijuesi i gjithçkaje që Është dhe që do të Jetë përherë, të mund të vuaj. E Vërteta është se Ati Im, i përkryer në gjithçka që mund të jetë, është i mbushur me Dashuri. Për arsyen se Ai është Krijuesi i Dashurisë, kur kundërshtohet, ajo shkakton Trishtim në Zemrën e Tij.
Fëmijët e Hyjit e refuzuan Dhuratën e Tij të Madhe të Parajsës, përmes mëkatit të Adamit dhe Evës, kur ata u rrëzuan nga Favori i Tij. Në të kundërt, ata e lejuan veten të joshen nga mashtrimi dinak, i vendosur para tyre, nga i ligu. Sa u lëndua Ati Im, për shkak të kësaj tradhëtie atëherë dhe sa vuan Ai akoma për shkak të mëkatit të tradhëtisë në botën e sotme. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç Mrekullisë së Shpengimit, të cilën Ai ja dhuroi botës, përmes Sakrificës Sime për njerëzimin.
Dashuria e Atit Tim për të gjithë ju është kaq e Madhe sa Dhimbja e Tij, që është shkaktuar nga verbimi i njeriut dhe nga refuzimi i Mëshirës së Tij të Madhe, është gjithashtu Dhurata e Tij ndaj njerëzimit. Për shkak të Dhimbjes së Tij, Ai i dëshiron shpirtrat dhe, prandaj do të arrij dhe të kapi madje edhe jobesimtarin më ngurrues.
Atyre që nuk besojnë në Zot, por që dëshirojnë provë dhe ndonjë shenjë që do t’ju sjelli atyre ngushëllim në mjerimin e tyre, Unë ju them këtë. Unë, Jezu Krishti, erdha herën e parë, jo vetëm për të shpëtuar ata që e pranuan të Vërtetën – Unë erdha për të shpëtuar ata që ishin të paaftë të besonin në Zot. Unë bëj të njëjtën tani.
Ndërsa besimtarët do të zihen mes tyre, duke debatuar nëse jam apo jo Unë, Jezu Krishti, Ai që komunikon me botën, në këtë kohë, Unë ju premtoj këtë. Unë, prej Dashurisë Sime që kam për ju, do t’ju vërtetoj se në të vërtetë jam Unë, Ai që flas tani dhe që, edhe një herë, jam dërguar nga Ati Im për t’ju shpëtuar ju.
Këtë herë Unë vij për ta ripërtërirë Tokën, për të ri-vendosur Mbretërinë Time në Tokë – Parajsën e krijuar nga Ati Im, për Adamin dhe Evën. Ajo Ditë do të agoj së shpejti dhe para se të vij koha, Unë do ta ndriçoj mëndjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Unë do t’ju trondis me Fuqinë Time – Hyjninë Time, por ju do të ndjeni një vërshim të tillë të dashurisë sa do të ngeleni pa asnjë dyshim se kjo mund të vinte vetëm nga Unë. Ai është Premtimi Im.

Janë fëmijët e Hyjit, ata që nuk e njohin Atë, apo që nuk besojnë në Të, që Unë do të arrij si fillim. Shumë prej tyre do të vrapojnë drejt Meje, sepse ata nuk do të kenë asnjë ide të krijuar më parë, që mund ta dalin nga shumë njohuri mbi çështjet shpirtërore. Në të njëjtën kohë, Unë do të arrij tek ata shpirtra që janë në errësirë të madhe, që janë të dëshpëruar, të humbur dhe të rënduar me hidhërim të madh në zëmrat e tyre. Prandaj kur të lexoni, Fjalën Time, e përmbajtur këtu, dijeni se Mesazhet e Mia nuk ju drejtohen vetëm atyre që më duan Mua – ato ju janë dhënë për të arritur tek ju.
Unë ju jap paqe. Unë ju sjell lajme të mëdha, sepse Unë e kam ndërtuar një të ardhme të lavdishme për ju, ku vdekja nuk do të ketë aspak fuqi mbi ju. Unë e pres atë Ditë, me gëzim të madh. Ju lutem të prisni, me durim dhe besim, sepse kur Unë ta hap zemrën tuaj, shqetësimet tuaja nuk do të jenë më.
Jezusi juaj i dashur
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/29/this-time-i-come-to-renew-the-earth-to-re-establish-my-kingdom-on-earth/