Kerko Mesazhet ketu

Friday, 16 May 2014

Unë do të nxjerr, nga brënda Kishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën

E Shtunë, 10 Maj 2014, në 17:30

Bija Ime fort e dashur, nuk është për t’u kuptuar nga ju tani, por dijeni se Unë do të nxjerr, nga brënda Kishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën. Ai do ta bëj këtë në një kohë kur asnjë Kardinal tjetër, Peshkop, prift apo ndonjë shërbëtor i Imi i shenjtë nuk do ta kenë guximin ta bëjnë këtë. Kur doktrina e rreme e re ta pushtoj Kishën, shumë, brënda saj, do ta dinë në zemrat e tyre se sa e gabuar do të jetë ajo. Ata do të jenë të alarmuar, por tepër të frikësuar të ngrenë zërat e tyre. Kaq pak do të jenë ata në numër, nga ata besimi i të cilëve është aq i dobët, sa ata me lehtësi do të pranojnë çfarëdo herezie është vendosur para fëmijve të Hyjit, në Emrin Tim të Shenjtë.

Njeriu që Unë do të ngre është një shpirt trim dhe shumë do të jenë të lehtësuar kur ai të flasi hapur. Kur ai ta bëj këtë, më shumë të tjerë do të ngrihen dhe do të flasin hapur, duke shpëtuar kështu shumë shpirtra. Kur ai të ngrihet, Unë kam plane të tjera për t’i bashkuar të gjitha ato fetë, që nuk më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, si Birin e Hyjit. Të gjitha këto Plane Hyjnore janë parathënë dhe miliona e miliona njerëz nëpër botë do ta kuptojnë atëherë të Vërtetën. Pastaj ata do të shtohen dhe do të bekohen nga Unë, me qëllim që të mund të mbledhin të gjitha besimet së bashku, me qëllimin e vetëm për të siguruar që Fjala e Vërtetë e Hyjit të shpallet. Atëherë Besimi do të përhapet, që kështu Fjala Ime, ashtu si përmbahet në Ungjillin e Shenjtë, do të predikohet nga burrat, gratë dhe bijtë e bijat e tyre, në të katër skajet e botës. Ata do të profetizojnë, duke i shfaqur botës këto Mesazhe Hyjnore, dhe Prania Ime do t’i mbuloj ata, për t’ju dhënë forcën dhe guximin që do t’ju duhet.

Kaq i fuqishëm do të jetë ky brezi Im, në përhapjen e të Vërtetës, sa shumë prej atyre që ishin keq-udhëzuar dhe që ishin çuar në udhën e gabimin të madh, do të kthehen dhe do të vijnë duke vrapuar tek Unë. Ata do të përhapen kaq shpejt, sa për çdo herezi të kryer kundër Meje, miliona shpirtra do të kthehen. Unë do të tërheq të pafetë në fillim, sepse atyre nuk ju është dhënë e Vërteta, dhe kështu bota nuk do të ketë asnjë dyshim se sa e fuqishme do të jetë Ndërhyrja Ime. Pastaj, Unë do të tërheq të gjitha ato fetë e tjera së bashku dhe atyre do t’ju tregohet, qartë, se ka vetëm një udhë tek Ati Im dhe ajo mund të jetë vetëm përmes Meje. Dhe, ndërsa Unë do të tërheq miliona shpirtra drejt Meje, dhe ndaj të Vërtetës se Kush Unë Jam, miliona shpirtra të tjerë do të joshen pas fesë së rreme, të projektuar dhe të krijuar nga shpirti djall
ëzor.

Plani i madh i të ligut është po aq kompleks sa edhe i thjeshtë dhe ai është për të sjellë mallkimin tek sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, duke e shkatërruar besimin e tyre tek Unë, Jezu Krishti. Ata do ta bëjnë këtë duke e mohuar të Vërtetën. Ndërsa feja e re do t’i pushtoj shpirtrat, përmes gënjeshtrave, Unë do të fitoj trefishin e asaj shume, duke siguruar që fëmijët e Hyjit të mos e harrojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj