Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 28 May 2014

Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Hyjit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato

E Premte, 23 Maj 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, ejani, të gjithë ju që më doni Mua, dhe më sillni Mua dashurinë tuaj, sepse Unë Kam nevojë të madhe për ngushëllim. Unë Jam Jezusi juaj, Biri i njeriut, Shpëtimtari i botës dhe prapë Unë lotoj. Çdo Hir i dhuruar tek njeriu është kthyer mbrapsht tek 
Unë prej shpirtrave mosmirnjohës. Zemra Ime bujare është e hapur, me qëllim që Unë të mund t’ju tërheq të gjithëve drejt Meje, por ju largoheni. Madje edhe ata prej jush që më duan Mua nuk më dhuroni Mua kohën e tuaj. Në vënd që të flisni me Mua, ju flisni me njëri tjetrin për Mua. Shumë biseda rreth Misterit të Planeve të Hyjit dhe çfarë do të vij mund të shkaktoj shpërqëndrim dhe trazira. Analiza të tepërta dhe të ashtu-quajturat debate inteligjente ju largojnë nga Unë.

Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Hyjit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato. Unë kurrë nuk ju kërkova ta kuptoni Misterin e Hyjnisë Sime, sepse shpirtrat që me të vërtetë më duan Mua do të më duan Mua për Kush Unë Jam dhe jo për çfarë Unë sjell.

Ata nuk do të kërkojnë lavdi për veten e tyre. Ata nuk do ta zhvillojnë p
ërshpirtmërinë e tyre thjesht për të fituar një vënd në Mbretërinë Time. Ata kurrë nuk do t’i përdorin njohuritë e tyre për Mua në një mënyrë mburrëse për të fituar pikë. Shpirtrat që do të banojnë brënda Meje janë shpirtrat që nuk kërkojnë asgjë, vetëm atë që ata e kërkojnë për të mirën e shpirtrave të tyre dhe atë të të tjerëve.

Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua, ju nuk flisni dhe bërtisni se sa shumë ju thoni se më njihni Mua. Ju thjesht duhet të tregoni dashuri ndaj të tjerëve dhe t’i ndiqni Mësimet e Mia me një shpirt, që është i zbrazët nga krenaria. Prandaj, nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë, ju do të kaloni më pak kohë duke u munduar të përcaktoni çfarë Unë ju kam thënë; çfarë Unë ju kam mësuar dhe çfarë Unë ju premtova. Unë kërkoj që ju të vini tek Unë dhe të kaloni më shumë kohë në meditim të qetë me Mua. Kur ju e bëni këtë, Unë do ta shfaq Veten Time tek ju më qartë dhe ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë do të thotë në fakt të më shërbeni Mua me të vërtetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/23/you-do-not-have-to-understand-the-ways-of-god-you-must-simply-accept-them/