Friday, 9 May 2014

Libri i Të Vërtetës do të jetë antiteza e librit të ri të rremë

E Hënë, 5 Maj 2014, në 16:10

Bija Ime e dashur, të gjithë që e ndjekin Zërin Tim përmes këtyre Mesazheve, do të vazhdojnë t’ju jepen bekime të mëdha, ndërsa durimi i tyre do të testohet në mënyra të panjohura që nga ditët kur Kristjanët vuajtën në Mesjetë. Secili prej tyre do të ngacmohet nga i ligu, që përdor shpirtrat e dobët dhe krenarë për të nisur sulmet mbi ata që janë të afërt me Mua. Çdo përpjekje për të hedhur shpifje do të bëhen, si të dukshme dhe të padukshme, mbi këtë Vepër Time të madhe.

Ndërsa persekutimi do të intensifikohet, dijeni se fuqia e Satanait është zvogëluar dhe e gjitha që ai do të bëj është të vazhdoj të hedhi gurë, të përhapi gënjeshtra dhe të përpiqet të largoj shpirtrat nga Unë. Ai do të arrij t’i largoj shpirtrat nga ky Mision, nëpërmjet mënyrash të ndryshme. Ai do të përdori vizionarët për ta sulmuar Misionin dhe kjo do të shkaktoj ngatërresë të madhe.

Kur njeriu vazhdon të bjer dhe Fjala e Zotit nuk pranohet më në tërësinë e vet, atëherë, Qielli gjithmonë do të ndërhyj. Besoni tek Unë kur Unë ju them tani – ky është Misioni Im dhe nëse ju thuhet ndryshe, atëherë të jeni të bindur se po ju gënjejnë. Premtimi Im është të qëndroj besnikë ndaj fëmijve të Zotit deri në fund dhe deri kur një shpirt e refuzon plotësisht Dorën e Zotit. Unë do të dal në krye dhe do t’ju pajis me të gjitha Dhuratat që Unë Jam duke ju lënë për t’ju mbrojtur kundër armiqve të Mi, të cilët vijnë tek ju si ujqërit, të veshur si dele. Dhuratat e Mia do të bëhen antiteza e asaj që do t’i jepet botës nga armiqtë e Zotit. Libri i Të Vërtetës do të jetë antiteza e librit të ri të rremë – i mbushur me dokrinën e gabuar të krijuar nga njeriu, i cili do ta justifikoj mëkatin – që së shpejti do të bjer mbi botën. Vula e Zotit të Gjallë do t’ju mbroj kundër shenjës së bishës dhe Medalja e Shpëtimit kundër herezive, që do të dalin prej gojëve të armiqve të Mi, të cilët do ta zaptojnë Kishën Time në Tokë.

Natyrisht, ky Mision urrehet nga Satanai dhe ai do të përdori, madje dhe shpirtra të mirë – të cilët nga një ndjenjë e besnikërisë së gabuar ndaj atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë, që e kanë humbur besimin  dhe që në të vërtetë nuk më shërbejnë Mua, sepse nuk dinë më se si – do ta kundërshtojnë Fjalën Time të Shenjtë. Ju nuk duhet ta lejoni veten të lëkundeni. Mos u bëni si ata që erdhën para jush – ata që më refuzuan Mua, kur Unë erdha në Tokë.

Unë ju jap Fjalën Time, se e gjithë prova që ju dëshironi do të jetë e juaja – së shpejti. Unë ju jap Premtimin Tim se Unë vij tani, vetëm për t’ju sjellë Shpëtimin, në një kohë kur çdo përpjekje do të bëhet nga armiqtë e Mi për t’ju mohuar ju, të drejtën tuaj të Shpëtimit të dhuruar nga Zoti, si një fëmij i Zotit.

Mos më braktisni Mua, ku ju e dini në zemrën tuaj se jam Unë, Jezu Krishti, I Cili flas tani. Mos u mundoni të largoni shpirtrat nga Unë, nëse keni dyshime se Kush Jam Unë. Mos i lëndoni profetët e Zotit, se përndryshe ju do të vuani së tepërmi. Mos luftoni kundër Planit të Atit Tim për ta pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë, sepse ju do të nxisni Zemërimin e Atit Tim. Të jeni mirënjohës. Të jeni bujarë dhe ta pranoni këtë Dhuratë të Ndërhyrjes, me dashuri dhe gëzim, sepse është për të mirën tuaj dhe për hir të çdo shpirti të gjallë, që do t’i shfaqet në botë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: