Bija ime, kur njerëzit e dëgjojnë fjalën “apokalips”, ajo shkakton tmerr në zemrat e tyre. Kjo është sepse fare pak janë në të vërtetë të informuar për çfarë ajo simbolizon. Këto kohë janë parathënë, pasi janë pjesa finale e Planit të Atit tim për të bashkuar botën dhe për ta çliruar atë nga zaptimi i të ligut, i cili ka qënë mbërthimi i tij për kaq gjatë.
Shenja më e rëndësishme se koha është afër do të jetë pikërisht para Ardhjes së Dytë të Birit tim, kur Kryqëzimi i Tij do të përjetohet përsëri.
Ashtu si Ai u fshikullua me kamzhik, po ashtu do të jetë edhe Trupi i Tij – Kisha e Tij në Tokë – nëpërmjet korrupsionit dhe infektimit.
Më pas ashtu si gjëmbat u vendosën mbi Kokën e Tij, po ashtu ato do të vendosen mbi kokat e liderave të Kishës së Tij.
Duart e shërbëtorëve të Tij të shenjtë do të gozhdohen, sikur të Kruqit, kur ata nuk do të përdoren më, në kohët që do të vijnë, si instrumenatat e Sakramenteve të Shenjta.
Ashtu si gozhdët depërtuan Këmbët e Birit tim, po ashtu edhe ata shërbëtorë të vërtetë të Hyjit do të ndalohen të drejtojnë shpirtrat drejt Udhës së vërtetë të Zotit.
Kryqëzimi i Kishës së Birit tim në Tokë do të vazhdoj deri kur ajo të marri fund dhe në atë ditë, Trupi i Birit tim, Jezu Krishtit, nuk do të jetë më i Pranishëm në Eukaristinë e Shenjtë. Kur Kisha e Birit tim të jetë shkatërruar, atëherë në çfarë udhe do të ecin ndjekësit e Tij? Prandaj, nëse ju nuk e ndiqni Udhën e Birit tim, ju nuk do të jeni në gjëndje ta gjeni udhën tuaj drejt Mbretërisë së Tij.
Kur Kisha e Birit tim të jetë marrë dhe armiku të ulet mbi fron, ju duhet që gjithmonë të qëndroni besnikë ndaj Birit tim. Ju nuk do të jeni në gjëndje ta bëni këtë, nëse i pranoni ligjet e botës jofetare, në vënd të së Vërtetës.
Kur Kisha e Birit tim të jetë marrë dhe armiku të ulet mbi fron, ju duhet që gjithmonë të qëndroni besnikë ndaj Birit tim. Ju nuk do të jeni në gjëndje ta bëni këtë, nëse i pranoni ligjet e botës jofetare, në vënd të së Vërtetës.
Libri i të Vërtetës, së bashku me Kryqëzatën e Lutjeve, ju mbajnë të përqëndruar tek Biri im. Ata shërbëtorë të Tij të shenjtë besnikë do t’ju ushqejnë me Ushqimin e Jetës, kur nuk do të ketë askund se ku të gjendet. Deri atëherë, ju do të jeni në gjëndje të numëroni muajt, sikur të jenë javë dhe javët, sikur të jenë ditë, sepse me rënien e trumpetës Jeruzalemi i Ri do të ngrihet nga hiri dhe persekutimi do të marri fund.
Apokalipsi do të jetë e gjitha në lidhje me sulmin e Kishës së Birit tim në Tokë nga armiqtë e Tij. Ajo do të jetë rreth luftës për shpirtra. Ndëshkimi do të jetë rreth Paralajmërimit të Hyjit ndaj njerëzimit për t’i hapur sytë e tyre ndaj të Vërtetës. Ushtria e Mbetur do të ndihmoj për ta mbajtur të ndezur flakën e dashurisë për Birin tim dhe, në të njëjtën kohë, do t’ju sjelli shpirtrave një falje të madhe nga ndëshkimi, që përndryshe do të kishte rënë mbi ata, po të mos ishte për Mëshirën e Birit tim.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/02/mother-of-salvation-the-apocalypse-will-be-all-about-the-seizure-of-my-sons-church-on-earth-by-his-enemies/