Tuesday, 27 May 2014

Satanai është goditja më e madhe e rracës njerëzore dhe infektimi i tij është vdekjeprurës

E Martë, 20 Maj 2014, në 11:14

Bija Ime e dashur, njeriu që nuk beson në të ligun nuk beson në mëkat. Ai që deklaron se i ligu është në mëndjen e atij që beson është i aftë ta pranoj ligësinë në çdo lloj maske dhe, gradualisht, do të krijoj imunitet prej saj.

Kur i ligu shpërfillet, Satanai ka arritur një fitore të madhe, sepse mbreti i gënjeshtrave shkon deri atje sa ta maskoj të ligën dhe ai zakonisht e bën këtë duke paraqitur argumentin për të reklamuar tolerancen në shoqëri. Kur inteligjenca njerëzore është përdorur për të argumentuar të gjitha arsyet racionale për të justifikuar të ligun, këta shpirtra, fajtorë për përhapjen e të pavërtetave të tilla, do të bëhen shënjestra kryesore e të ligut.

Kur një shpirt e lejon atë të hyj, mashtruesi i madh do ta bindi gjahun e vet se ata po veprojnë në besim të mirë dhe për të mirën e botës, kur ata i justifikojnë veprat djallëzore, që janë kundër Zotit. I ligu e ka krijuar mashtrimin e tillë që shumë njerëz, të cilët nuk besojnë më tek Satanai apo i ligu që është përhapur në mbarë botën, do të bëhen të paaftë të dallojnë ndryshimin mes çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Këta njerëz do të argumentojnë dhe do të shprehin çdo pikpamje racionale për të reklamuar imoralitetin në të gjitha aspektet. Pastaj njeriu që guxon ta mbroj virtytin do të trajtohet si i lig prej tyre. E tillë është mënyra e njerëzimit në botë sot. Kur egzistenca e të ligut të refuzohet, atëherë mohohet edhe egzistenca e Satanait. Kjo është kur mbreti i gënjeshtrave dhe çdo armik i Imi fiton forcë dhe viktimat e tij të gatshme, që do të veprojnë si zëdhënësit e tij, do të bëhen të pakapshëm ndaj Hireve Hyjnore.

Kur Satanai është hedhur poshtë nga Kisha Ime në Tokë, atëherë fare pak mund të bëhet për ata që me të vërtetë janë infektuar nga i ligu. Kur Kisha Ime e mohon egzistencën e bishës apo humnerën e përjetshme në të cilën ai dhe të gjithë ëngjëjt e rënë janë hedhur, atëherë ju do ta dini se e Vërteta nuk ju është zbuluar fëmijve të Zotit.

Nëse njerëzit nuk i dinë rreziqet që Satanai shkakton mbi shpirtrat, atëherë ata nuk do të jenë në gjëndje ta armatosin veten kundër të ligut. Kur kjo të ndodhi, Mësimet e Vërteta të Zotit nuk pranohen më për çfarë ato janë.

Koha nuk ndryshon në Mbretërinë Time. Satanai është goditja më e madhe e rracës njerëzore dhe infektimi i tij është vdekjeprurës. Aq i kujdesshëm për t’u fshehur, ai është mjeshtri i mashtrimit sepse ai gjithmonë do ta paraqesi të mirën si të ligë dhe të ligën si të mirë. Vetëm ata sytë e të cilëve janë me të vërtetë të hapur ndaj Zotit do ta kuptojnë kërcënimin që ai shkakton në shpëtimin e botës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: