Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 7 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Hyji kurrë nuk do ta lejonte Fjalën e Tij të ndryshohej apo të keqinterpretohej për t'ju përshtatur njeriut

E Dielë, 4 Maj 2014, në 16:23

Bijtë e mi të dashur, kur Hyji i dërgoi profetët në botë, ata ishin thjeshtë lajmëtarë. Ata u dërguan për të treguar të Vërtetën – Fjalën e Hyjit.

Nëpër shekuj, shumë nga fëmijët e Hyjit e keqinterpretuan rolin e profetëve. Disa filluan të adhuronin profetët, në vënd që të pranonin vetëm Fjalën e Hyjit dhe t’i jepnin lavdi Hyjit. Ata krijuan zotat e profetëve, dhe Mesazhet e dërguara në botë – përfshi ato të Birit tim, Jezu Krishtit – u bënë më pak të rëndësishme se profetët që i jepnin ato.

Fëmijë, profetët e Hyjit, ëngjëjt e Hyjit, vizionarët dhe lajmëtarët nuk ishin të denjë për këtë adhurim. Ata të gjithë ishin njerëz të thjeshtë me pak ose pa njohuri mbi çështjet Hyjnore, prandaj dhe u zgjodhën. Mesazhet janë çfarë është e rëndësishme dhe lajmëtarët janë thjeshtë përçues të Fjalës. Fjala e Hyjit, e dhënë përmes profetëve, kurrë nuk duhet të lihet mënjanë, ndërsa profeti të lartësohet në një pjedestal të krijuar prej tyre.

Fjala e Hyjit kurrë nuk duhet shpërfillur. Imazhi i Hyjit kurrë nuk duhet të zëvëndësohet nga imazhet e profetëve apo shenjtorëve të Tij, të cilët fituan Favorin e Tij. Ju mund t’i kërkoni shenjtorëve dhe profetëve të ndërhyjnë në emrin tuaj, por ju kurrë nuk duhet t’ju thurni atyre lavde, që duhet të rezervohen për Hyjin, Krijuesin e gjithçkaje që është qiellore. E njëjta gjë është e vërtetë sot. Ju duhet të nderoni Hyjin në fillim dhe ta vendosni Atë para gjithçkaje që ekziston. Ju duhet t’i përmbaheni Fjalës, e cila u dha në fillim dhe kurrë të mos devijoni prej saj, sepse ajo kurrë nuk mund apo të ndryshoj ndonjëherë. Fjala e Hyjit është përfundimtare.

Mësimet e Birit tim ju treguan njerëzimit kur Ai erdhi në Tokë. Ato thjeshtë e shpjegonin Fjalën me hollësira të mëdha, por ato kurrë nuk devijuan nga e Vërteta. Sot, njeriu është përsëri i njëjtë ashtu si ishte kur Biri im erdhi për herë të parë. Njeriu është akoma i dobët, gënjehet lehtë dhe mbetet një mëkatar sot, ashtu si ishte atëherë. Nëse ndonjë profet apo njeri, që pohon se flet në Emër të Hyjit, ju thotë se Fjala duhet të ndryshoj për t’ju përshtatur nevojave moderne të njeriut, atëherë ju duhet të jeni vigjëlentë. Nëse ju thonë se Fjala në të vërtetë do të thotë kryesisht diçka tjetër, atëherë mos e pranoni atë. Njeriu, përfshi ata që i shërbejnë Hyjit, nuk e ka autoritetin të ndryshoj të Vërtetën.

Kur një njeri pretendon të jetë i frymëzuar me fuqinë hyjnore dhe pastaj të ndryshoj Fjalën për t’ju përshtatur një bote jobesimtare, ju nuk duhet t’i besoni atij. Hyji kurrë nuk do ta lejonte Fjalën e Tij të ndryshohej apo të keqinterpretohej për t’ju pështatur njeriut. Dijeni, kur ju adhuroni një profet dhe i thurni atij lavde, ju e fyeni Hyjin. Kur ju i pranoni ndryshimet ndaj asaj që përmbahet në Biblën Më Të Shenjtë, që e kundërshton Fjalën e Hyjit, atëherë ju e shkëpusni veten nga e Vërteta. Kur ju pranoni fallcitete, si një mjet për t’i shërbyer Hyjit, sipas kushteve tuaja, atëherë ju e ndani veten nga Hyji.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/04/mother-of-salvation-god-would-never-permit-his-word-to-be-changed-or-misinterpreted-to-suit-man/