Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 14 May 2014

Unë përdor shpirtrat sakrifikues për t’i sjellë të tjerët tek Unë, të cilët përndryshe kurrë nuk do të shpëtoheshin

E Mërkurë, 7 Maj 2014, në 23:43

Bija Ime fort e dashur, kur Unë i thërras shpirtrat të më ndjekin Mua, kjo çon në një përzjerje ndjenjash, nga ndjenja ngazëlluese deri tek shqetësimi i madh. Sepse, kur Unë zgjoj brënda shpirtrave, Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, kjo do të sjelli Bekime të mëdha, por ato do të vijnë të trazuara me një ndjenjë hidhërimi.

Kur Unë i zgjedh cilët shpirtra i meritojnë Dhuratat e Mia, ata do të përjetojnë një ndjesi se më përkasin Mua, por ata gjithashtu do të ndjehen disi t
ë jashtëm ndaj botës në të cilën ata jetojnë. Ata do t’i shikojnë vëllezërit dhe motrat e tyre në një dritë të re. Ata do të jenë tepër të ndjeshëm ndaj bukurisë së Krijimit të Hyjit, kur të vështrojnë fytyrat e të tjerëve, sepse ata do të shikojnë Praninë e Hyjit.

As edhe një shpirt që ata do të hasin nuk do të mbetet pa e shfaqur Praninë e Hyjit, pavarësisht se sa shumë ata kanë rënë në Sytë e Tij. Ata do të mbushen gjithashtu me një dhembshuri të pakontrollueshme, që vetëm një prind mund ta ndjej për fëmijën e tij. Ata do të ndjejnë një dashuri të papritur dhe intensive për atë person, gjë që do t’i habisi dhe do t’i trondisi ata.

Megjithatë, ata do të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për errësirën, që fshihet brënda shpirtrave, gati për t’i pushtuar ata. Shpirti i zgjedhur do ta kuptoj menjëherë, në atë pikë, çfarë pritet prej tij, sepse atëherë ai do të vrapoj tek Unë, duke m’u lutur Mua të ndihmoj në shpëtimin e atyre shpirtrave, që janë në rrezikun e fundosjes drejt një gjëndje errësire, kaq frikë do te kete ai për atë shpirt.

Një shpirt sakrifikues, një shpirt i zgjedhur, heq dorë nga gjithçka që është e jashtme në jetën e tyre dhe duke e bërë këtë, i jep lavdi të madhe Hyjit. Vuajtja që shpirti i zgjedhur duhet të duroj çliron shpirtra të tjerë nga mallkimi i përjetshëm dhe, prandaj, bëhet shënjestra më e kërkuar e Satanit dhe e agjentëve të tij. Shpirtra të tillë durojnë Mundimin Tim, si një Dhuratë për Hyjin, sepse pasi janë zgjedhur, shumë prej tyre nuk mund t’i kthejnë shpinën Hyjit pas kësaj.

Megjithatë, janë ata që janë t
ë zgjedhur, por që e refuzojnë Kupën Time. Ju duhet të luteni për këta shpirtra të gjorë sepse mungesa e kurajos, për të marrë Kryqin Tim, do t’i çoj ata në njërin nga të dy drejtimet. Ata do të durojnë vuajtjen e brëndshme, sepse do ta kenë të vështirë të bëhen të afërt me Mua. Më pas ata do të përfshihen në një botë jobesimtare, me qëllim që t’ja mbathin nga thirrja e tyre dhe kjo nuk do t’ju sjelli atyre asgjë – vetëm ndjenjën e një shprese të rremë.

Kur një shpirt i dashur lutet dhe e përul veten para Meje, ai e zbut Zemërimin e Atit Tim. Kjo më pas e dobëson ndikimin e Ndëshkimeve të Atit Tim mbi botën.

Nëse një shpirt i zgjedhur, që persekutohet për shkak të dashurisë së tij për Mua, dhe që i ka kaluar durimi, vetëm po të më thotë Mua: 
“Jezus merre vuajtjen time dhe bëj me atë ashtu si Ti dëshiron.”, 
atëherë Unë do ta mbush atë me Hire të jashtëzakonshme.

Shpirti do te bëhet i paprekshëm ndaj të ligut dhe më pas i patrëmbur. Për shkak të besimit të tij të plotë tek Unë, atëherë ai do të ngrihet në shkallën e përsosmërisë së shpirtit dhe do të arrij një sjellje të paqshme dhe të qetë. Sa shumë sakrifica janë përfshirë, por kur shpirtra të tillë e dorëzojnë gjithçka tek Unë, me bindje të plotë, dhe refuzojnë të pajtohen me armikun e Fjalës Sime, kjo do të çoj në shpëtimin e shumë shpirtrave.

Unë përdor shpirtrat sakrifikues për t’i sjellë të tjerët tek Unë, të cilët përndryshe kurrë nuk do të shpëtoheshin. Është vetëm sipas kësaj metode, që shpirtra të tillë sakrifikues mund dhe do të përgjigjen për shpirtrat e miliona njerëzve, që e kanë prerë lidhjen me Mua.

Kurrë mos u trëmbni shumë për shpirtrat në errësirë, në këtë kohë, sepse shpirtat e Mi të zgjedhur sakrifikues në botë janë në numër të madh tani. Qetësia e tyre i kthen shpirtrat që janë të humbur përsëri në Strehën Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/07/i-use-sacrificial-souls-to-bring-others-to-me-who-would-never-be-saved-otherwise-2/