Thursday, 15 October 2015

Barbarizmat e Kryqëzimit Tim nuk i janë treguar Njeriut ashtu si duhet

E Shtunë, 7 Maj 2011, në 09:50
Bija Ime e dashur, ti tani duhet ta marrësh Kryqin Tim dhe të më ndihmosh Mua ta mbaj atë në udhëtimin, që Unë kam planifikuar për ty. Bija Ime e shtrenjtë, sa shumë ke vuajtur në këto pak javët e fundit. Unë e lejova këtë të ndodhë sepse kjo të ka afruar më pranë Zemrës Sime të Shenjë.
Shumë shpirtra janë thirrur për t’ia përcjellë botës Mesazhet e Mia. Do të jetë vetëm përmes pastrimit të vullnetshëm nga ana e shpirtit që do të përcaktohet cilësia e të kuptuarit. Me fjalë të tjera, nëse shpirti që Unë zgjedh për t’ia komunikuar Fjalën Time është i pastër, atëherë Mesazhet do të kenë më shumë efekt. Ato do të lënë një përshtypje që zgjat më shumë tek shpirti. Ato do të jenë plot me dhembshuri, por sidoqoftë ato do ta zbulojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia në formën e tyre të thjeshtë.
Unë nuk kam kohë për butësitë e pritura nga njeriu, i cili është i kushtëzuar që ta dëgjojë Fjalën Time në njëfarë mënyre – në një version të ndryshuar. Edhe Mundimet e Mia, Kryqi dhe barbarizmat e kryera nga njeriu në Kryqëzimin Tim nuk i janë treguar botës në mënyrën me të cilën ato duhet të kishin qenë. Sa pak nga ju, fëmijët e Mi, e kuptoni trajtimin Tim të tmerrshëm, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, në duart e njeriut. Ky trajtim i Imi sot, ku Unë përbuzem, tallem, fyhem, shpërfillem dhe abuzohem, është akoma i dukshëm. Vdekja Ime shtroi udhën për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj nga mallkimi i përjetshëm. Kjo akoma qëndron. Mos e hidhni tutje Dhuratën e Shpëtimit, sepse pa e pranuar të Vërtetën ju nuk mund të shpëtoheni.
Dëgjoni këtë. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Çelësi i shpëtimit tuaj. Para vdekjes, madje edhe nëse më keni shpërfillur Mua, Mësimet e Mia, e keni mohuar Ekzistencën Time të Vërtetë, kthehuni tek Unë dhe kërkoni Shpengim. Nuk është kurrë vonë të ktheheni tek Unë dhe të më kërkoni Mua t’ju mbaj për dore dhe të më lejoni Mua t’ju çoj drejt Mbretërisë Qiellore të Atit Tim. Por ju mund ta bëni këtë vetëm ndërsa jeni të gjallë mbi këtë Tokë. Kjo është e vetmja mundësi e juaja që t’ju ofrohet jeta e përjetshme. Do të jetë tepër vonë më pas.
Shpëtimtari juaj Hyjnor i dashur
Jezu Krishti