Friday, 9 October 2015

Përulësia e nevojshme për të hyrë në Parajsë

E Premte, 29 Prill 2011, në 15:15
Bija Ime fort e dashur, përulësia është një mësim, që të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Mbretërinë Time duhet ta mësojnë.
Përulësia e deklaron vogëlsinë tuaj në Sytë e Mi aty ku ju më nderoni Mua, Shpëtimtarin tuaj, Birin e Hyjit të bërë njeri. Pa të, krenaria del si pengesë. Ajo nuk ka asnjë vlerë nëse doni ta deklaroni veten të denjë për Mbretërinë Time.
Në botën e sotme përulësia nuk është e pranueshme, në një epokë ku këmbëngulja dhe një dëshirë për t’ia kaluar të tjerëve, konsiderohet një veçori e admirueshme. Ata që nuk e lartësojnë veten apo nuk shtyjnë përpara me vetëbesim dhe arrogancë në botë janë të shpërfillur. Tipari i tyre i përulësisë dhe bujarisë kundrejt të tjerëve konsiderohet një dobësi – ata nuk janë të rëndësishëm për t’u shqetësuar për t’i përfshirë në shoqërinë e tyre. Megjithatë virtyti i kundërt ndaj krenarisë është çelësi për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit. Kështu çfarë konsiderohet të jetë një metodë e suksesshme për të gjetur çelësin e mirëqenies dhe pasurive në këtë jetë është pikërisht formula që do t’ju çojë drejt errësirës pas vdekjes.
Përulësia, ku ju e pranoni se duhet t’i shërbeni Bërësit dhe Krijuesit tuaj më së pari, është ajo që me të vërtetë ka rëndësi. Duke deklaruar pa-vlefshmërinë tuaj ju shpallni Lavdinë e Hyjit.
Përulësia është një virtyt, që është jo vetëm i çmuar në Sytë e Mi, por që është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit tuaj shpirtëror. Ajo do të thotë t’i vendosni të tjerët përpara vetes suaj për Lavdinë e Hyjit. Por është shumë e lehtë që të bini në një gjendje krenarie shumë shpejt. 
Paralajmërim për shpirtrat e zgjedhur
Merrni ata që kanë punuar fort për t’i zhvilluar jetët e tyre shpirtërore për të më kënaqur Mua. Pastaj konsideroni ata shpirtra fatlumë të cilëve iu janë dhënë Hire, ku, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, veprojnë si vizionarë në botë. Shumë shpesh, pasi i kanë marrë këto hire, ata në mënyrë të hollë fillojnë ta konsiderojnë veten më të veçantë se vëllezërit apo motrat e tyre. Ata mburren për Hiret që zotërojnë. Pastaj ata fillojnë të përzgjedhin se si t’i ndajnë këto Hire. Vetë-pëlqimi i tyre pastaj ndikon mbi aftësinë e tyre për të komunikuar të Vërtetën. Çfarë ata kanë harruar është se të gjitha Hiret që iu janë dhënë atyre vijnë nga Unë. Unë e dua çdonjërin. Atyre iu janë dhënë këto Hire për t’i ndarë me të tjerët. Ashtu si Unë ua jap këto Hire shpirtrave të tillë të zgjedhur për të mirën e të tjerëve, po ashtu Unë mund edhe t’ua heq ato.
Vetë-pëlqimi ju pengon të ndiqni me të vërtetë hapat e Mia. Mësoni që të jeni të përulur, të duruar dhe pa krenari. Nëse punoni drejt përulësisë, do t’ju jepet një vend i veçantë në Zemrën Time. Ndërsa Unë i zgjedh disa njerëz si shpirtra të zgjedhur, ata duhet ta konsiderojnë këtë një Dhuratë. Ata kurrë nuk duhet të mendojnë se janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi, sepse Unë e dua gjithsecilin. Sidoqoftë Unë do ta shpërblej punën e mirë kur të tregohet përulësi ndaj Meje dhe ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti