Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 20 October 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari në lidhje me mbrojtjen e Shenjtorëve

E Mërkurë, 11 Maj 2011, në 22:30

Fëmija im, ti po afrohesh tani shumë më pranë Zemrës së çmuar të Birit tim. Udhëtimi yt ka qenë i vështirë, por ai ndodhi në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Ishte prej urdhrit të Hyjit Atë që unë u dërgova për ta komunikuar ty thirrjen tënde për këtë Punë. Përgjigja jote ishte e menjëhershme. Ti kurrë nuk hezitove. 

Sepse kjo është fuqia e dashurisë që ti ke për mua Nënën tënde të Bekuar. Unë të kam udhëzuar dhe drejtuar ty drejt kësaj thirrjeje shumë të veçantë. Të lutem që të vazhdosh te kthehesh tek unë, Nëna jote e dashur, çdo ditë për udhëzim të përditshëm. 

Të gjithë shenjtorët janë duke ecur akoma me ty, por ti nuk e di këtë. Ti duhet t’i drejtohesh Shën Benediktit, Shën Jozefit, Shën Gjon Ungjilltarit, Shën Agustinit dhe Krye-engjëllit Mikael për të të dhënë mbështetjen që do të të duhet. Sa shumë e forcuar je ti tani, bija ime, saqë çuditesh përse. Është për shkak të bindjes tënde ndaj Birit tim të dashur që ti tani po merr hiret e nevojshme për këtë Mision Hyjnor të veçantë, për të cilin ti ke qenë zgjedhur.

Medalja e Shen Benediktit
Lutja e Rruzares sime Më të Shenjtë çdo ditë është e rëndësishme, sepse do të mbrojë ty nga i ligu. Shën Benedikti është caktuar tek ti në çdo kohë për të të mbrojtur nga sulmet e mashtruesit. Kjo është pse sulmet më të këqija janë mbajtur larg prej teje. Lutju atij çdo ditë, bija ime, për këtë mbrojtje të vazhdueshme.

Pranoje vuajtjen e kërkuar prej teje nga Biri im i shtrenjtë, Jezu Krishti, sepse kjo do të shpëtojë shpirtra të panumërt. Dhurata jote e veçantë tek Ai e vullnetit tënd të lirë, do të ndalojë miliona shpirtra të hyjnë në zjarret e Ferrit. Vazhdo të kujtosh se çfarë vuajtja jote po arrin dhe gëzimin që kjo do të sjellë në Zemrën e Shenjtë të Birit tim.

Ti tani po gëzon Dhuratën e veçantë të të qenit në bashkim me Birin tim. Sa më tepër të dorëzohesh plotësisht, të tregosh përulësi dhe të bësh sakrifica të tjera, aq më shumë ti do ta ndihmosh Atë në këtë detyrë, që është kaq e rëndësishme për Të. 
 
Të jesh mirënjohëse, bija ime, që të është kërkuar ta bësh këtë Punë të shenjtë, sepse pa të miliona shpirtra nuk do të mund të shpëtoheshin.

Afrohu tani më pranë Zemrës sime dhe më lër të të mbaj më pranë Birit tim. Unë do të të mbroj dhe udhëzoj në çdo kohë.

Nëna jote e dashur
Mbretëresha e Paqes