Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 6 October 2015

Kryengritjet Arabe do të ndezin trazira globale – Italia do të nxisë reperkusionet

E Martë, 26 Prill 2011, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, Lotët që Unë derdh për të gjithë fëmijët e Mi të dashur, të torturuar nëpër botë, të cilët janë viktimat e dhunës dhe abuzimit, janë pa mbarim. Fëmijët e Mi të shtrenjtë, të gjorë po vuajnë ngado, në mbarë botën dhe sidomos në botën Arabe.

Çfarë agonie Unë pësoj për vuajtjet e tyre, për këta shpirtra të gjorë, të pambrojtur. Të lutem, lutu për ata, bija Ime, duke i ofruar vuajtjet e tua për ata.

Mizoritë që po kryhen në botën Arabe, për fat të keq, do të vazhdojnë, ndërsa më shumë kombe Arabe do të ngatërrohen në një varg konfliktesh. Koha për vrasjen e parë për të cilën të fola në Shkurt do të ndodhë së shpejti. Kryengritja e Botës Arabe do të ndezë trazira në mënyrë indirekte në çdo skaj të botës.

Italia do të shërbejë si instrument në reperkusionet që do të nxisin përfshirjen e fuqive globale në një luftë – të gjitha këto ngjarje janë të pashmangshme, por lutja mund të lehtësojë vuajtjen.

Lutu, bija Ime, që njerëzit të kthehen tek Unë dhe të më kërkojnë Mua ndihmë dhe udhëzim përmes këtyre kohëve të trazirave. Unë nuk dua t’i shoh fëmijët e Mi të vuajnë. Por ata do të vuajnë, deri kur e Vërteta të zbulohet gjatë Paralajmërimit. Lutuni tani për ata diktatorë të gënjyer që vrasin shpirtra të pafajshëm.

Unë iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë në mbarë botën që të pranojnë se profecitë e parashikuara në Librin e Zbulesës tani po shpalosen. Përhapeni të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe e shpëtoni grigjën tuaj përpara se kohës t’i vijë fundi.

Shkoni tani. Bëni detyrën tuaj ndaj Meje. Unë iu bëj thirrje atyre prej jush që i kanë ndryshuar Mësimet e Mia që të ndalojnë tani. Shikoni në zemrat tuaja dhe i tregoni popullit Tim të Vërtetën se ata nuk mund, dhe nuk do të shpëtohen nëse nuk kërkojnë falje për mëkatet e tyre.

Ata duhet ta përulin veten e tyre në Sytë e Mi dhe të më kërkojnë Mua t’iu dhuroj atyre Dhuratën e Shpengimit.

Ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, duhet të luani tani rolin për të cilin ishit zgjedhur. Jini të guximshëm. Predikoni të Vërtetën.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/04/26/arab-uprising-spark-global-unrest-italy-trigger-fall-out/