Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 14 October 2015

Satani po shkakton trazira në botë por ditët e tij janë të shkurtra tani

E Mërkurë, 4 Maj 2011, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, është tani me urgjencë të madhe që bota dhe të gjithë ata që janë të përgjumur ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia, duhet ta dëgjojnë Fjalën Time të Shenjtë. 

Ndërsa trazirat do të vazhdojnë të përshkallëzohen në botë, ju tani duhet të ndaloni dhe të meditoni mbi Shkrimin e Shenjtë – çfarë ju është thënë rreth ndryshimeve, të cilat do të dëshmohen mbi Tokë nëse mëkati vazhdon.

Edhe ata prej jush që e vini në dyshim Ekzistencën e Hyjit Atit të Përjetshëm, apo Ekzistencën Time, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, do ta shihni mëkatin të kryhet përditë, përpara syve tuaj. Nëse kjo ndodh gjatë takimeve tuaja personale në jetën e përditshme, në gazeta, në median e shpallur apo në Internet, është e vështirë të shpërfillet. Edhe ata prej jush që jeni tolerantë në pranimin tuaj të mëkatit jeni të tronditur me nivelin e imoralitetit që ju jeni të detyruar të dëshmoni.

Çfarë shikoni? Çfarë ju trondit më shumë? A është dhuna e egër për të cilën informoheni në televizor, duke e parë në rehatinë e shtëpisë suaj? Vrasjet, që kryhen dhe tolerohen nga qeveritë në emër të drejtësisë? Apo është imoraliteti i shfaqur nga pornografia e turpshme, e cila paraqitet si art? A janë gënjeshtrat e deklaruara nga vjedhësit mashtrues prapa sistemit ligjor, ku ata arrijnë ta blejnë lirinë e tyre nga ndëshkimi? A mund të jetë urrejtja e treguar nga njeriu kundrejt të panjohurve që ata takojnë në rrugë? A është terrori që ndjehet nga qytetarët e zakonshëm në duart e vetë qeverisë së tyre? 

Ka kaq shumë shkelje të rënda kundër Ligjeve të Moisiut, Urdhërimeve, që po kryhen tani saqë është e pamundur t’i përmbledhësh të gjitha, kaq shumë, njëherësh.

Ligji dhe rendi janë zhdukur. Dashuria dhe bujaria e treguar nga fqinji – tek fqinji po zhduken me shpejtësi. Edhe ata shërbëtorë besnikë të Mi, të cilët veprojnë në Emër të Hyjit nuk po e drejtojnë më grigjën e tyre.

Ky kaos është shkaktuar nga mbreti i mashtrimit, Satani, i ligu, i cili bën të pamundurën për t’ia fshehur identitetin e tij njerëzimit. Si mashtrues, ai punon duke i përdorur fuqitë e tij për të joshur. Mos u gënjeni, sepse ai ka fuqi, të cilat i përdor për të shkatërruar njerëzimin. Ai e kthen njeriun kundër njeriut. Vëllanë kundër vëllait. Fqinjin kundër fqinjit. Dhe të gjitha me një qëllim, që të shkaktojë me shpejtësi rrëmujë në një periudhë sa më të shkurtër që të mundet. Ai kurrë nuk do ndalojë t’ju torturojë, fëmijët e Mi. Përballuni me realitetin e tij. Pranojeni ekzistencën e tij. Për jobesimtarët është vetëm kur ju më në fund e kuptoni të vërtetën e ekzistencës së Satanit që e vërteta do të kuptohet, dhe ajo është që Hyji Ati i Përjetshëm me të vërtetë Ekziston.

Thjesht kujtoni se ditët e Satanit janë të numëruara. Mos e lini atë të fitojë. Lutuni për të gjithë ata në botë, që të mos bien në grackën e urrejtjes që ai shtron për t’i futur në kurth fëmijët e Hyjit. Ai e bën këtë, jo thjesht nga urrejtja për ju, fëmijët e Mi, por për urrejtjen që ai ndjen kundrejt Meje, Jezu Krishtit dhe Atit Tim të Përjetshëm. Ai nuk do të pushojë derisa të shkaktojë dëmin maksimal.

Lutuni, lutuni, lutuni që forca e tij të zvogëlohet. Sidomos lusni Rruzaren e Shenjtë, sepse ajo është lutja që do ta shtypë Satanin.

Kur Unë të kthehem në Tokë, mbajeni mend se do të ketë vetëm një udhë për në përjetësi dhe ajo është udha që ju duhet ta bëni drejt Meje.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/05/04/satan-is-wrecking-havoc-in-the-world-but-his-days-are-short-now/