Friday, 23 October 2015

Refuzojeni punën e Spiritualizmit të Epokës së Re

E Diel, 15 Maj 2011, në 17:00
Bija Ime e dashur, Unë Jam duke i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të Mi për ta denoncuar punën e Lëvizjes së Epokës së Re, që e ka mbërthyer botën.
Krishtërimi gjithmonë ka qenë një shënjestër kryesore e Satanit. Për shkak se ai është aq dinak, ai vazhdimisht do të përpiqet t’i joshë ata me shpirtra të zbrazët dhe të humbur. Ai gjithmonë do të përpiqet t’i paraqesë gënjeshtrat e tij të kuptohen sikur të jenë dashuri. Pastaj ai do të përpiqet të kontrollojë mendjet e fëmijëve të Mi duke përdorur taktika të lashta pagane të krijuara për t’ua çliruar mendjet nga të ashtuquajturat strese të jetës moderne. Bëni kujdes ju që jepeni pas praktikave, që deklarojnë të sjellin gjendjen tuaj mendore në një fazë harrese, në emër të meditimit. Sapo ju ta lejoni mendjen të kontrollohet në këtë mënyrë, Satani dhe djajtë e tij do mund të lëvizin në të me kaq qetësi sa ju nuk do ta kuptoni, kaq i pandjeshëm do të jetë kalimi.
Shmangni praktikat e lashta shpirtërore përfshirë përdorimin e kartave tarok             
Shumë, shumë shpirtra në botë kanë etje për drejtim shpirtëror. Në përpjekjet e tyre për të sjellë kuptim në jetën e tyre, ata gabimisht po e lejojnë veten të përfshihen në praktika që çojnë në paganizëm. Çdo dogmë e rreme, që ju nxit të besoni se paqja në zemrën dhe shpirtin tuaj mund të arrihet përmes praktikave të lashta shpirtërore duhet të shmanget në çdo kohë. Mësoni t’i njihni ato se çfarë janë realisht.
Përdorimi i kristaleve, meditimit, reikit, jogës, kartave tarok, besimi në shpirtra udhëzues, metafizika dhe të ashtu-quajturit shërues besimi janë për t’ju nxitur që të besoni në një ekzistencë tjetër superiore jashtë asaj të krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm.
Paralajmërim rreth mësuesve të ngjitur 
Shumë prej jush sot, që janë vazhdimisht në kërkim të ngushëllimit shpirtëror duke praktikuar ndjekjen e engjëjve tuaj duhet gjithashtu të jeni vigjilentë ndaj faktit se menjëherë sa termi mësues të ngjitur të përmendet, të jeni të sigurt se këto engjëj nuk vijnë nga Qielli. Mësuesit e ngjitur, bijtë e Mi, janë engjëj të rënë dhe vijnë nga errësira. Por juve do t’ju thuhet dhe pastaj do t’ju bindin se ata vijnë nga drita. I gjithë ky spiritualizm pagan, nëse ju e lini t’jua kontrollojë jetën, eventualisht do t’ju tërheqë poshtë në gropat e errësirës kur ju më pak e prisni. Satani do të jetë kaq i kujdesshëm për si ai i paraqet këto gënjeshtra të errëta, sepse në çdo kohë do t’ju thuhet, dhe ju do ta besoni, se këto gjëra janë të gjitha të mira.
Shumica e këtyre praktikave janë paraqitur sikur të jenë të mira për vetëbesimin tuaj, konfidencën, kontrollin mbi jetën tuaj, të gjitha këto janë një gënjeshtër. Jo vetëm që këto praktika ju largojnë nga e Vërteta, por ato sjellin një dëshpërim të pa treguar sapo shpirtrat e ligj hyjnë në shpirtin tuaj si rezultat direkt i këtyre praktikave.
Bibla paralajmëron për rreziqet e magjisë     
E Vërteta kurrë nuk mund të shtrembërohet. Mësimet e dhëna njeriut në Biblën e Shenjtë e paralajmërojnë njerëzimin për rreziqet e magjisë, tregimit të fatit dhe adhurimin e hyjnive të rremë. Në botën e sotme, këto praktika paraqiten si jo të dëmshme, por të nevojshme, për mirëqenien tuaj shpirtërore. Për shkak të natyrës së shpirtrave të butë, shumë prej tyre do të tërhiqen natyrshëm drejt praktikave të epokës së re për shkak të fasadës së rreme të dashurisë që ato shfaqin. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e Vërteta.
Paralajmërim për përkushtimin fanatik ndaj engjëjve 
Kujtoni se është Satani dhe engjëjt e tij të rënë që ju kanë tërhequr me kujdes dhe me dinakëri në këto gënjeshtra të pa dyshuara. Për ata prej jush që promovojnë një përkushtim pothuajse fanatik ndaj engjëjve, Unë kam këtë për t’ju thënë. Përse ju nuk shpallni në fillim Fjalën e Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm? A nuk është ky fiksim me engjëjt një tjetër formë e idhujtarisë? Po, patjetër, lutuni për ndihmën e engjëjve të shenjtë, sidoqoftë, gjithmonë bëni këtë pyetje. A është përkushtimi juaj ndaj engjëjve në dëm të dashurisë suaj për Jezu Krishtin, Birin e Hyjit apo Hyjin Atin e Përjetshëm? Nëse është kështu atëherë ju më fyeni Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, Jezu Krishtin.
Zgjohuni tani ndaj gënjeshtrave të të ashtu-quajturit spiritualizëm. Engjëjt që ju tërhiqni duke marrë pjesë në praktika të tilla nuk do të vijnë nga Qielli apo nga Drita. Ata do të duken sikur vijnë nga Drita por ky është mashtrimi që Satani dhe djajtë e tij përdorin me zgjuarsi për t’i kamufluar veprimet e tyre.
Mbajeni mend një mësim të fundit. Vishini praktikat tuaja pagane sa të doni, për t’u dukur sikur po i bëni nderime Dritës Hyjnore të Qiellit, por do të jetë gënjeshtër. Gënjeshtra, dhe ata që ju i bindni të ndjekin këtë udhëtim të çuditshëm drejt të ashtu-quajturës mbretëri shpirtërore, jashtë asaj të Atit Tim, do t’ju sjellë kaq pranë Satanit sa përtej njëfarë pike nuk do të ketë më kthim.
E vetmja Mbretëri Hyjnore e Dashurisë që ekziston jashtë kësaj Toke është Qielli. Çdo gjë tjetër që ju është thënë është e pavërtetë. Satani, megjithatë, do që ju të besoni se ka. Realiteti është se ai po i tërheq të gjithë ata shpirtra që nuk dyshojnë dhe supersticiozë brenda errësirës së Ferrit bashkë me të dhe të gjithë engjëjt e rënë, gjithçka në emër të dashurisë së rreme.
Ju lutem ta kujtoni se Dashuria, Dashuria e Vërtetë, mund të vijë vetëm nga Hyji Ati i Përjetshëm.
Shpëtimtari juaj i dashur