Sunday, 11 October 2015

Njerëzit në mbarë botën ndajnë të njëjtat veçori

E Shtunë, 30 Prill 2011, në 20:45
Unë gëzohem sonte, bija Ime e dashur, për mënyrën në të cilën ti më bindesh Mua. Bindja jote për ndjekjen e Meshës ditore dhe marrjen e Eukaristisë Më të Shenjtë më kënaq Mua. Ti po bëhesh tani më e fortë në mendje dhe në shpirt për t’iu përgjigjur me shpejtësi Vullnetit Tim Më të Shenjtë. Ti ke akoma shumë punë për të bërë për ta përgatitur shpirtin tënd, bija Ime, drejt përsosmërisë që kërkohet nga ti. Kurrë mos ki frikë sepse Unë Jam duke të udhëzuar në çdo hap të udhës.
Bija Ime, sa i dua mëkatarët, sa dëshirë kam për besnikërinë e tyre ndaj Meje. Unë vështroj dhe shikoj njerëz me miq dhe familje, të lumtur, me buzëqeshje në shtëpi, dhe Unë Jam i mbushur me gëzim sepse Shpirti Im është i pranishëm atje. Pastaj Unë vështroj brenda shtëpive të tjera dhe shikoj rrëmujë, trishtim, zemërim dhe në disa raste ligësi në formën e abuzimit. Dhe Unë qaj. Sepse Unë e di se Satani është i pranishëm në atë shtëpi. Pastaj Unë vështroj dhe shikoj grupe miqsh duke punuar së bashku për të mirën e të tjerëve në jetën e tyre të përditshme dhe Unë Jam i kënaqur. Më pas Unë shikoj grupet e tjera që punojnë me zell për të mirën e vetvetes me një arsye të vetme. Për të krijuar fuqi dhe pasuri me përmasa të mëdha. Të gjitha veprimet e tyre kanë një qëllim – për t’u kujdesur për veten. Dhe kjo është zakonisht në kurriz të të tjerëve. Pastaj Unë derdh lot sepse Unë e di se ata janë në errësirë. Dhe pastaj Unë shoh me çudi grupet inteligjente dhe të edukuar të cilët duan ta bindin botën se Hyji, Ati Im i Përjetshëm, nuk Ekziston. Ata shfryjnë dhe paraqesin argumente të sofistikuara ndërsa me arrogancë më mohojnë edhe Mua gjithashtu. Kur dëshmoj pastaj besimtarë, me besim të vakët, të tërhiqen në këtë strofull të errësirës ma thyen Zemrën Time. Sa shumë, shumë grupe me interesa dhe qëllime të ndryshme. Për fat të keq, shumë pak e kalojnë kohën duke komunikuar me Hyjin Atin e Përjetshëm.
Besimi i ka braktisur shumë miliona njerëz në botën sot. Rezultati është se shumë njerëz ndjehen të çorientuar, nuk e dinë se çfarë qëllimesh të aspirojnë, dhe as nuk kërkojnë udhëzim nga shërbëtorët e Mi të shenjtë.
Kjo vorbull rrëmuje do të vazhdojë deri kur fëmijët e Mi të më thërrasin Mua t’i ndihmoj. Lutuni për fëmijët e Mi ngado. Hidhini sytë rreth jush dhe do të shikoni se njerëzit në mbarë botën janë njësoj. Ata mund të jenë me kombësi të ndryshme, flasin në gjuhë të ndryshme dhe kanë ngjyrën e lëkurës të ndryshme. Megjithatë ata ndajnë të njëjtat veçori. Disa janë të lumtur, disa vuajnë, të tjerë janë plot me dashuri, ndërsa të tjerë janë të zemëruar dhe të dhunshëm. Shumë njerëz e kanë një sens humori dhe e përjetojnë këtë në një fazë në jetën e tyre. Prandaj kur ju vështroni familjen dhe miqtë tuaj ju do t’i shikoni të njëjtat ngjashmëri.
Prandaj nëse ndjeni nevojën që të luteni për ata më të afërt me ju, atëherë Unë ju bëj thirrje të konsideroni vëllezërit dhe motrat tuaja në çdo cep të botës. Të gjithë ju jeni fëmijët e Mi. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për të gjithë fëmijët e Mi ngado, ju, ndjekësit e Mi, mund ta shpëtoni njerëzimin nga errësira e Ferrit. Fuqia e kësaj lutjeje do të garantojë që Mëshira Ime ta mbulojë çdonjërin nëpër botë.
Më lejoni Mua që t’ju marr të gjithëve në Parajsën Time. Mos lejoni që Unë të vuaj, duke evituar që Unë të detyrohem ta lë ndonjërin prej jush në duart e Satanit.
Lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore në 3:00 (pasdite) çdo ditë të vetme dhe ju mund të shpëtoni botën.
Jezu Krishti juaj i Përherë-Mëshirshëm