Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 27 October 2015

Nderojeni Atin Tim

E Mërkurë, 18 Maj 2011, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, më mungoi koha që ti ma premtove Mua dje. Unë e kuptoj se ti ke një jetë shumë të ngarkuar, por dije se Unë Jam Jeta të Cilën ti duhet ta kërkosh mbi të gjitha aktivitetet e tua të përditshme.

Koha që njeriu të reflektojë ndershmërisht mbi jetën e tij 

Koha që njerëzimi të reflektojë mbi jetën e tij, në një mënyrë vërtetë të ndershme, ka ardhur. Të gjithë fëmijët e Mi kudo, në çdo skaj të botës, duhet t’i bëjnë vetes këtë pyetje. 

A besojnë ata se Hyji Atë ekziston, apo jo? Ndërsa kohët e fundit e parathëna afrohen gjithnjë e më afër, një numër zgjedhjesh tani duhet të bëhen. 

A e pranoni ju, fëmijët e Mi, se Hyji, Ati Im i Përjetshëm ju ka krijuar? Nëse e pranoni, atëherë përgjigjuni pyetjes tjetër. 

Sa kohë kaloni ju duke e falënderuar Atë për Dhuratat e jetës, familjes dhe miqve tuaj? Shtëpinë ku ju jetoni? Ushqimin që hani? Nëse nuk e bëni, ju nuk jeni një ndjekës i së Vërtetës.

Tregojini Atit Tim respekt

Për ata prej jush që besojnë në Hyjin Krijuesin e të gjitha gjërave, a nuk e dini se lutja është jetike nëse doni të përfitoni nga jeta tjetër e lavdishme që Ai ka planifikuar për ju? Flisni me Të çdo ditë. Tregojini Atij respektin që Ai meriton, sepse duke mos i kushtuar vëmendje Atij, ju më fyeni Mua. Për të gjithë ato ndjekës të Mi të devotshëm, Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, Jezu Krishti, ju bëj thirrje tani të kuptoni se sa e rëndësishme është të nderoni Atin Tim. Atij nuk po i kushtohet vëmendja që Ai meriton. 

Shumë njerëz kanë këtë imazh për Hyjin Atë, sikur Ai është i vrazhdë, i frikshëm dhe i zemëruar. Kaq të frikësuar jeni sa e shtyni Atë mënjanë. Po ta dinit se sa shumë Ai e dëshiron dashurinë tuaj ju do të binit në gjunjë në këtë çast dhe do t’i luteshit Atij t’ju falte. Ju lutem t’i luteni Hyjit Atë. Ai ka nevojë për dashurinë tuaj. Ai dëshiron përkushtimin tuaj. 

Lutja tek Ati Im siguron Mëshirë shumë të madhe. Kur ju i kërkoni Atit Tim t’ju mbrojë dhe t’ju shpëtojë, në Emrin Tim, Ai rrallë herë e refuzon kërkesën tuaj sipas Vullnetit të Tij Më të Shenjtë. Hyji, Ati Im i Përjetshëm, është shumë i Dashur, i Dhembshur dhe besnikëria ndaj Tij do t’i sjellë botës hire të mëdha dhe shpëtim.

Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale

Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale në emër të Birit të Tij të dashur dhe Ai do t’i dëgjojë lutjet tuaja. Sa shumë pak të Krishterë nëpër botë e thërrasin akoma Atë për ndihmë. Ai, i Cili me kaq dashuri e krijoi njeriun sipas Shëmbëllimit të Tij, është lënë në harresë. Tregojini Atij nderimin që tani kërkohet, për të ndihmuar në dobësimin e katastrofave ekologjike që do të ndodhin në Tokë gjatë Mundimit të Madh.

Ati Im e mban botën në Duart e Tij. Megjithatë, fëmijët e Tij, nuk e nderojnë apo e adhurojnë më Atë. Ata janë të pavetëdijshëm për faktin se ndërsa Satani vazhdon të vjedhë shpirtrat ka vetëm një Fuqi që do t’i rezistojë përjetësisë dhe ajo është Fuqia e Hyjit. Në Mëshirën e Tij Ai do t’i dëgjojë thirrjet tuaja për ndihmë. Ju lutem ta thërrisni Atë tani, sidomos në këto kohë të ndryshimit të madh.

Shpëtimtari juaj i dashur
Biri i Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm
Jezu Krishti