Monday, 26 October 2015

Rëndësia e Agjërimit dhe e Vet-Mohimit

E Hënë, 16 Maj 2011, në 11:30
Bija Ime e dashur, ti më në fund po e kupton se pa Mua ju nuk jeni asgjë. Është përmes hireve të Mia që ju merrni jetë në Mbretërinë e Atit Tim. Pa Praninë Time në jetën tuaj ajo do të jetë e shkretë dhe pa asnjë kuptim të vërtetë. Oh sa dëshiroj Unë që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptonin jetën që Unë mund t’u sjell atyre, sidomos përmes Sakramentit të Eukaristisë së Shenjtë. Sepse është vetëm kur ju më merrni Mua në shpirtrat tuaj të dobët përmes Bukës dhe Verës Hyjnore që ju me të vërtetë do ta ndjeni Dashurinë Time. Kjo Dashuri do t’ju forcojë, jo vetëm në shpirt, por edhe në mendje. Prania Ime do t’ju ngrejë për t’ju bërë ndjekës të Mi të vërtetë.
Një ndjekës i Imi që nuk më merr Mua rregullisht përmes këtij Sakramenti Më të Shenjtë do të jetë si një enë që është vetëm gjysmë e mbushur. Ju keni nevojë për Trupin dhe Gjakun Tim, i cili qe derdhur për të gjithë ju, për t’ju mbushur me Praninë Time të Vërtetë. Sepse pa të ju nuk do të jeni në gjendje për të gjetur forcën e vërtetë për ta shpallur plotësisht Lavdinë Time.
Fëmijë, ju duhet të kuptoni se besimi në Ekzistencën Time është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj shpirtëror. Ka shumë më tepër që ju duhet të kuptoni. Do të jetë vetëm përmes mohimit tuaj të kënaqësive të trupit që ju do të jeni me të vërtetë të mbushur. Për shkak të faktit se Satani e kontrollon njeriun përmes tundimeve të trupit ashtu edhe ju duhet t’ia mohoni atij të aksesin tek këto kënaqësi që ju mund të kërkoni. Agjërimi është një nga mënyrat më të fuqishme për ta liruar shpirtin tuaj nga Satani dhe djajtë e tij. Fare pak njerëz në botë mund ta kryejnë këtë sakrificë, megjithëse është kaq e thjeshtë dhe nuk e dëmton shëndetin tuaj. Një ditë agjërimi në javë do t’ju sjellë hire të veçanta. Duke bërë sakrifica të vogla në nderin Tim, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtra, por do të afroheni më pranë me Mua. Sakrifica të tjera ku ju të mohoni të mirat materiale do t’ju afrojnë gjithashtu më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Jeta, fëmijët e Mi, nuk duhet të jetë e gjitha për ndjekjen e gjërave materiale, nëse ato janë më të tepër se nevojat tuaja të vërteta. Duke pranuar nevoja të thjeshta dhe duke e përkushtuar kohën tuaj ndaj Meje, ju do të ndjeni kënaqësi të vërtetë. Jo vetëm kjo, por për herë të parë në jetën tuaj ju do ta njihni kuptimin e lirisë së vërtetë. Dijeni, Satani e kontrollon njeriun përmes dëshirave të trupit përfshirë ushqimin, rrobat, seksin, shtëpitë, makinat, pushimet, jetën luksoze, muzikën, alkoolin dhe adhurimin e njerëzve të famshëm. Duke e pranuar se këto janë thjeshtë iluzione, atëherë ju do ta kuptoni se koha juaj në Tokë nuk duhet të shkojë kot me ndjekje të tilla të pavlera.
Koha juaj në Tokë, fëmijë, është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj për në përjetësi. Një jetë e një lloji tjetër do të vazhdojë për ju pas vdekjes. Pavarësisht nëse njerëzit besojnë apo jo në Hyjin Atin e Përjetshëm, shpirtrat e tyre do të ekzistojnë akoma pas vdekjes. Kërkojeni tani Dritën me qëllim që shpirti juaj të përjetojë lumturinë e vërtetë në përjetësi dhe një vend të lartësuar në Parajsë. Për ta arritur këtë nivel të shenjtërisë shpirtërore ju lutem të bëni sakrifica të trupit ndërsa jeni akoma gjallë në Tokë. Ofrojini, gjithashtu, të gjitha vuajtjet tuaja në jetën tuaj për shpirtrat e humbur dhe ju do të korrni shpërblimet që ju presin në jetën tjetër.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti