Sunday, 18 October 2015

Shpirti i Shenjtë tani është zbrazur mbi tërë botën

E Martë, 10 Maj 2011, në 16:00
Bija Ime, tregoja botës se një Vepër e rëndësishme e Mëshirës Sime ndodhi sot, ku Shpirti i Shenjtë, një nga Dhuratat më të mëdha për fëmijët e Mi, është zbrazur mbi tërë botën. Kjo Dhuratë është thelbësore për ta ndihmuar njerëzimin që të përgatitet për Paralajmërimin. Të mbushur me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ndjekësit dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë do të forcohen shumë në dashurinë e tyre për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.
Kjo Dhuratë e jetës do të sjellë nxitje të reja në shpirtrat tuaj të vakët, të lodhur, që po klithin për të pasur dritë. Kjo ka qenë parathënë dhe të gjithë, përfshirë edhe mëkatarët më të rëndë, do të përfitojnë.
Mëshira Ime, ashtu si e kam thënë, nuk njeh kufi. Të mbushur tani me shpirtin e dritës dhe shenjtërisë, ju, të gjithë ndjekësit e Mi ngado, duhet të jeni tani të guximshëm dhe të shpallni Fjalën Time tek të gjithë ata me të cilët ju bini në kontakt. Mos i kushtoni rëndësi përbuzjes që mund të përjetoni, sepse është tepër e rëndësishme tani t’i shpërfillni thirrjet e Mia për kthim në besim.
Dëgjojeni lutjen Time tani për t’ju dhënë inkurajimin që ju nevojitet.
“Më mbush tani, O Zot, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për ta çuar Fjalën Tënde Më të Shenjtë ndër mëkatarë që më duhet t’i ndihmoj të shpëtohen në Emrin Tënd. Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia, me Gjakun Tënd të Çmuar, që të tërhiqen tek Zemra Jote e Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë që këto shpirtra të gjorë të mund të gëzojnë në Parajsën Tënde të Re.”
Thoni këtë lutje çdo ditë, pasi të keni recituar Mëshirën Time Hyjnore, dhe ju, përmes besnikërisë suaj ndaj Meje, do të ndihmoni në shpëtimin e fëmijëve të Mi.
Më shpëtoni Mua nga mundimi që Unë vuaj në Zemrën Time ndërsa shikoj me aq shumë hidhërim mënyrën se si Emri Im i Shenjtë merret nëpër botë sot. Të pakënaqur me mohimin Tim, shumë, shumë shpirtra reagojnë me zemërim nëse ju, ndjekësit e Mi besnikë, guxoni madje të përmendni se për çfarë Unë qëndroj. Ata janë shumë të zemëruar sepse mashtruesi me shumë zgjuarsi ia kthen mendjen për t’u larguar nga e Vërteta. Ndihmojini këta shpirtra, të gjithë ju. Lutuni dhe më kërkoni Mua tani forcën që do t’ju duhet në këtë punë.
Hire të veçanta për ata që përhapin konvertim
Për të gjithë ju që përhapni konvertim, hire të veçanta do t’ju jepen dhe një vend shumë i veçantë do të rezervohet për ju në Mbretërinë e Atit Tim. Shkoni tani dhe e lejojeni Shpirtin e Shenjtë ta vërshojë shpirtin tuaj për të më ndihmuar Mua të shpëtoj njerëzimin.
Unë ju dua të gjithëve. Secili prej jush mban një vend në Zemrën Time të Shenjtë. As edhe njëri prej jush, përfshirë mëkatarët, nuk do të përjashtohet nga beteja Ime për të shpëtuar shpirtra.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës
Shënim: Komenti i fundit nga Zoti Ynë Jezu Krishti tek vizionarja i dhënë në fund të këtij Mesazhi.
“Bija Ime kjo ngjarje është e rëndësishme. Ajo do të shpëtojë shumë shpirtra përpara se Paralajmërimi të ndodhë dhe do të vazhdojë të jetë e pranishme në botë më pas për të ndihmuar të parandalojë mëkatarët nga të rënit përsëri. Ajo ka qenë parathënë, bija Ime, dhe përfaqëson një lajm të madh. Por ndjekësit e Mi duhet të punojnë fort tani për të më ndihmuar Mua të udhëheq betejën për shpirtrat.”