Kerko Mesazhet ketu

Thursday 29 October 2015

Përse Unë komunikoj me botën në këtë mënyrë

E Hënë, 23 Maj 2011, në 09:45

Bija Ime fort e dashur, tani është koha të reflektosh mbi Mesazhet e Mia të Shenjta dhe të sigurosh që sa më shumë mëkatarë në mbarë botën t’i kushtojnë vëmendje atyre.

Të jeni të sigurt, këto Mesazhe po i jepen botës si një Dhuratë për të ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë ju, të gjithë fëmijët e Mi, dhe duke përfshirë ata që ndjekin udhë të ndryshme për tek Hyji Ati i Përjetshëm.

Njerëzit, sidomos Katolikët, do të jenë të paqartë kur Unë nuk i vendos ata përpara fëmijëve të Mi të tjerë të besimeve të ndryshme. Zgjedhja Ime e Fjalëve është bërë për t’u dëgjuar nga të gjithë dhe jo vetëm nga të zgjedhurit e paktë. Dashuria Ime nuk bën dallime. Për ata që e vënë në pyetje mënyrën me të cilën Unë i flas njerëzimit, përmes kësaj lajmëtareje, më dëgjoni Mua tani. 

Ndërsa ju, ndjekësit e Mi, e kuptoni se e Vërteta kurrë nuk ka ndryshuar që nga koha e Kryqëzimit Tim, dijeni atëherë se Unë duhet ta shtrij Dashurinë Time tek të gjithë fëmijët e Hyjit. 

Askush nuk është më i mirë se tjetri.

Bija Ime, ti nuk duhet të përgjigjesh apo të përpiqesh që ta mbrosh Fjalën Time kur të kërkohet të shpjegosh përse Unë do të flisja në këtë mënyrë. Fjala Ime është Hyjnore. Ajo nuk duhet ndryshuar apo përpunuar për t’iu përshtatur atyre që e konsiderojnë veten ekspertë në ligjin teologjik; sepse Fjala Ime do t’i jepet botës në një gjuhë që do të kuptohet qartë nga njerëzimi sot. Shumë do të pyesin përse këto Fjalë nuk përdorin të njëjtën terminologji apo shprehje të përdorura nga profetët e Mi dhe apostujt e vjetër dhe Unë do t’u përgjigjem atyre tani.

Mbajeni mend, Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Pavarësisht se çfarë gjuhe Unë përdor sot për të komunikuar në një mënyrë moderne, e Vërteta mbetet e njëjtë, e paprekur.

Bëni kujdes nga vizionarët apo vegimtarët që deklarojnë se po marrin mesazhe nga Unë, të cilët përdorin gjuhë të lashtë apo pjesë nga Bibla e Shenjtë; sepse kjo nuk është mënyra me të cilën Unë do t’i komunikoja njerëzimit sot. Përse do ta bëja Unë këtë? A nuk do ta përjashtoja Unë kështu një brez të ri, ata që janë të paditur ndaj gjuhës që përmbahet në Librin e Shenjtë të Atit Tim?

Thjeshtësia është çelësi, bijtë e Mi, kur komunikoni Fjalën Time Më të Shenjtë. Kujtojeni, kur t’iu mësoni të tjerëve të Vërtetën e Ekzistencës Sime, se thjeshtësia në metodën tuaj është kryesore. Nëse ju nuk e bëni këtë, ju nuk do t’i arrini ato shpirtra të humbur, sepse ata do të bëjnë një vesh shurdhër.

Mesazhi Im i Dashurisë  

Mesazhi i Dashurisë Sime është shumë i thjeshtë. Unë Jam Jeta që fëmijët e Mi mbi Tokë e dëshirojnë. Shpjegoni që Unë Jam e Vërteta. Bëjeni këtë të qartë. Pa Mua nuk ka jetë të përjetshme. Përdorini profecitë, që Unë i zbuloj tek kjo lajmëtare, për të tërhequr vëmendjen e jo-besimtarëve. Sepse kjo është pse ato po i jepen botës. Jo për t’i frikësuar ata, por për të vërtetuar se Unë tani Jam duke komunikuar sot në një mënyrë në të cilën Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që do të dëgjohet, por do të besohet.  

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës