Thursday, 22 October 2015

Përse Hyji, Ati i Përjetshëm, po dërgon profetë të rinj në botë

E Premte, 13 Maj 2011, në 22:45
Bija Ime e dashur, atyre që dyshojnë, sidomos shërbëtorëve të Mi të shenjtë, të cilët mund ta shpërfillin Fjalën Time përmes këtyre Mesazheve, kjo është ajo çfarë Unë do të doja t’ju them. Rriteni besimin tuaj tek Unë duke e pranuar se Fjala Ime iu qe dhënë botës jo vetëm gjatë kohës Sime në Tokë, por përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë edhe pas saj.
Që nga fillimi i kohës, Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka komunikuar me njerëzimin përmes profetëve; në këtë mënyrë Mësimet e së Vërtetës iu qenë bërë të njohura njeriut për të siguruar që besimi i tij të qëndronte i fortë. Zbulime të tjera dhe mësime mbi të Vërtetën iu qenë dhënë gjithashtu njerëzimit përmes apostujve, dishepujve të tjerë të devotshëm dhe përmes profetit, Gjon Ungjilltarit. Pas kësaj Fjala Ime, Mësimet e Mia dhe çdo gjë që njeriu kishte nevojë për t’i sjellë atij shpëtimin e nevojshëm ishte në rregull. Tani që bota po ndeshet me ndryshimin më të madh në historinë e vet, Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka dërguar profetë të rinj në botë. Këta profetë, pa dyshim që nuk ju sjellin Mësime të reja, sepse kjo nuk është e nevojshme. Përkundrazi ata po dërgohen për tri arsye.
E para është për ta kujtuar njerëzimin për të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës. E dyta është për ta bërë njeriun vigjilent ndaj kohërave që ai po jeton me qëllim që ai të mund ta rindezë besimin e tij. E treta është për të ndihmuar në përhapjen e konvertimit me qëllim që ndjekësit e Mi të mund të formojnë ushtrinë më të madhe nga të gjitha për të shpëtuar shpirtra. Unë Jam duke komunikuar përmes kësaj profeteje dhe të tjerëve, që Fjala Ime të dëgjohet në çdo skaj të botës.
Kujtoni Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute
Dëgjojini me kujdes të gjitha këto Mesazhe, që jo vetëm e shpallin Fjalën Time ashtu si ju e njihni, por, që edhe zbulojnë tek ju Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute për secilin prej jush. Kujtoni gjithashtu, Mëshirën Time të madhe. Të gjithë mëkatarët do të falen menjëherë sapo të kërkojnë shpengim.
Rëndësia e Rruzares së Shenjtë dhe e Mëshirës Hyjnore
Ndërsa shkatërrimet ekologjike do të ndodhin, ju lutem kujtoni se lutja përfshirë recitimi i Rruzares së Shenjtë dhe Mëshirës Hyjnore do të ndihmojnë në shmangien e shumë prej tyre. Mbajeni mend, fëmijët e Mi të shtrenjtë, se ju që besoni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm dhe që ndiqni udhëzimet e Mia nuk keni asgjë për t’u frikësuar. Gjithashtu më lejoni Mua t’ju kujtoj se për shkak të dy Veprave të mëdha të Mëshirës që po ju jepen – Dhurata e Shpirtit të Shenjtë, që shpërtheu në mbarë botën pak ditë më parë dhe Paralajmërimi i Madh, miliona do të konvertohen tek e Vërteta. Kjo do të jetë një mrekulli e madhe, dhe e tillë që do të sjellë gëzim tek shumë.
Persekutimi nga Dragoi i Kuq dhe nga ata jo të Hyjit
Ndërsa Satani do të ngrihet përmes ndjekësve të tij të gjorë, të gënjyer të cilët ai i tërheq nga Unë – nga shpresa e tyre e vetme e shpëtimit të përjetshëm – kjo do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër. Megjithatë Unë duhet t’ju paralajmëroj se do të jetë një periudhë e frikshme e persekutimit e udhëhequr nga Dragoi i Kuq dhe ato grupe politike, jo nga Hyji. Përmes lutjes dhe Sakramenteve ju do të gjeni forcën për të këmbëngulur gjatë këtyre sprovave. Të gjitha këto ngjarje kanë qenë parathënë dhe duhet të ndodhin, me qëllim që i ligu të çrrënjoset më në fund nga bota. Është e nevojshme, prandaj, që ky pastrim dhe një varg ndëshkimesh të ndodhin; sepse vetëm atëherë bota do të jetë gati për Parajsën e Re në Tokë.
Kurrë mos e shpërfillni thirrjen Time. Është vetëm kur ju ta shikoni se profecitë e zbuluara tek ju nga lajmëtarët e Mi të zgjedhur po fillojnë të materializohen që ju do ta dini me siguri se jam Unë Ai që po flet me ju.
Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti