E Hënë, 27 Gusht 2012, në 19:20
Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për dishepujt e Mi, të
cilët i janë përgjigjur Mesazheve të Mia, e ka zmadhuar Zemrën Time të
Shenjtë në përmasa të tilla saqë ajo tani do të shpërthejë me një bollëk
Hiresh.
Hiret e Mia zbrazen mbi ju, ndjekësit e Mi të dashur në këtë
kohë.
Ato po ju jepen për ta forcuar vendosmërinë tuaj për të përhapur
Fjalën Time të Shenjtë.
Mesazhet e Mia nga Qielli do t'i ushqejnë shpirtrat, përfshirë
edhe ato më të nxirat, me oksigjenin që iu nevojitet për t’i mbijetuar
errësirës së hedhur mbi botë nga Satani.
Influenca e tij e padukshme por e fuqishme, i dobëson madje edhe
besimtarët më të fortë të cilët fillojnë që ta vënë në dyshim besimin e tyre.
Kur Unë ju jap këto
Hire, Unë e bëj këtë për një arsye.
Ju, dishepujt e Mi, jeni spiranca nga e cila do të tërhiqen të
gjithë shpirtrat që enden të hutuar dhe pa një qëllim. Edhe nëse ata nuk do
t'ju dëgjojnë në fillim, ju duhet të këmbëngulni.
Jepuni atyre kopje të Mesazheve të Mia dhe të Lutjeve të Mia të
Kryqëzatës dhe largohuni në heshtje.
Ata do të preken në një farë mënyre nga Shpirti i Shenjtë. Nëse
ata nuk i pranojnë ato, ata do ta kenë të vështirë që thjesht të largohen
dhe t'i harrojnë. Jo, ata do të kthehen për Mua.
Disa do të kthehen pa shumë qejf. Kurioziteti do t’i shtyjë më
tepër.
Disa të tjerë do të kthehen me pikëpamjen për të provuar që t'i
mënjanojnë këto Mesazhe dhe për t'ju bindur juve që të bëni të njëjtën gjë.
Të tjerë do të kthehen që të debatojnë me ju, të tallen me ju
dhe t'ju sfidojnë.
Të tjerë do t'ju thonë se këto Fjalë nuk vijnë nga Unë dhe kjo
do t'jua thyejë zemrat.
Por më pas do të jenë të konvertuarit. Ata që do të vijnë duke
vrapuar drejt jush me gëzim të pastër në zemrat e tyre duke u lutur për më
shumë.
Do të jenë këta shpirtra ata të cilët do e bëjnë të tërë punën
të vlefshme.
Megjithatë janë
shpirtrat e errët për të cilët ju duhet të luteni më së tepërmi dhe është për
shkak të tyre që Unë i hedh Hiret e Mia përmbi ju, me qëllim që ju të mund
të ndihmoni të shpëtoni shpirtrat e tyre. Sepse pa ndihmën tuaj, nuk ka asnjë
shpresë për ta.
Kjo është përgjegjësia që Unë ju jap juve, Dishepujve të Mi, që
të ktheni në besim shpirtrat për të cilët Unë kam më shumë etje.
Jezusi juaj