Wednesday, 17 September 2014

Antikrishti do të zër vënd sepse ai do të jetë i ftuar për ta bërë këtë

E Djelë, 7 Shtator 2014, në 19:30

Bijtë e mi të dashur, qëndroni gati për shenjat e kohës, kur antikrishti do të zër vëndin e tij në Kishën e Birit tim në tokë, me qëllim që kjo të jetë e qartë për t’u parë nga ju.

Mos besoni, për asnjë moment, se antikrishti do të marshoj drejt Kishës së Birit tim dhe ta marri atë egërsisht, me forcë. I frymëzuar dhe i nxitur nga vetë mashtruesi, antikrishti do të zër vënd sepse ai do të jetë i ftuar për ta bërë këtë.

Të gjitha ndryshimet në librat e Kishës do të bëhen të ditura së shpejti dhe arsyeja e dhënë do të jetë se ato reflektojnë një botë moderne, se ato duhet të bëhen gjithëpërfshirëse, me qëllim që t’ju përshtaten grupeve dhe feve të tjera. Menjëherë sa Fjala e Vërtetë e Zotit dhe Mësimet e Birit tim, Jezu Krishtit, të ndryshojnë, ato do të bëhen pavlerë, sepse nuk do ta reflektojnë të Vërtetën, e dhënë botës nga Biri im.

Antikrishti do të bëhet i njohur si fillim nga aftësitë e tij politike. Pastaj ai do ta kthej vëmëndjen e tij nga fetë e ndryshme, por fokusi i tij i përgjithshëm do të jetë mbi Krishtërimin. Krishti është armiku i tij më i madh dhe objekti i urrejtjes së tij, dhe prandaj qëllimi i tij përfundimtar do të jetë të shkatërroj Kishën e Birit tim. Kisha do të copëtohet në mënyra të ndryshme para se ai, antikrishti, të kërkohet të marri pjesë. Ai do të përfshihet me marrjen e vendimeve në planin për të krijuar një fe të re për një botë. Të gjitha këto ndryshime – ku Kisha, publikisht bën thirrje për bashkimin e të gjitha feve – do të ndodhin para se antikrishti të zër vëndin e tij mbi Fronin e Birit tim në tokë. Pastaj udha do të hapet që bisha të eci i lirë në Kishën e Birit tim ku një vënd nderi do t’i caktohet atij. Gradualisht, do të njoftohet se ai do të bëhet lideri i urdhërit për një botë dhe një kurorëzim i madhërishëm do të ndodhi. Kjo ngjarje do të shihet në mbarë botën, do të ndiqet nga politikanët, personazhe të njohur dhe të famshëm dhe kur kurora është vendosur mbi kokën e tij, do të jetë sikur gozhda e fundit është ngulur në Trupin e Birit tim. Në atë ditë Kisha Katolike do të përdhoset dhe shumë peshkopë dhe priftërinjë do t’ja mbathin, sepse, atëherë, ata do ta kuptojnë se profecitë e treguara janë shpalosur para syve të tyre.

Që nga ajo ditë e tutje, kur Froni i Zotit i është dhuruar antikrishtit, ai do të shfaqi shenja të mëdha fizike, të cilat do t’i bindin njerëzit për shenjtërinë e tij. Antikrishti, do të thonë ata, do të shfaqi shenjat e stigmatës dhe ai do të shihet të kurojë të sëmurë dhe ata me sëmundje të rëndë. Mbrekulli të mëdha do t’i bashkangjiten atij dhe ai do t’i bindi shumë, me kalimin e kohës, se ai është Jezu Krishti dhe se ngritja e tij në majë të kishës së tij të rreme, është një shenjë e Ardhjes së Dytë. Dhe ndërsa populli do të ketë përgjegjësinë për ngritjen e bërthamës së kishës së mbetur, ajo që ka mbetur nga Kisha e ngritur nga Biri im në tokë, do të jenë priftërinjtë ata që do ta drejtojnë atë që nga kjo kohë e tutje. Shpirti I Shenjtë do ta ruaj Kishën e Vërtetë, gjatë sundimit të antikrishtit dhe ai, dhe çdo armik i Birit tim, kurrë nuk do triumfojnë kundër saj.

E Vërteta kurrë nuk do të vdesi. Fjala e Zotit, edhe pse e fyer, kurrë nuk do të vdesi. Kisha kurrë nuk mund të vdesi, edhe pse mund të jetë hedhur në shkretëtirë. Madje dhe në orën e saj më të dobët, jeta do të mbetet akoma, dhe pavarësisht se sa shumë sulmohet Kisha e Birit tim, Zoti kurrë nuk do ta lejoj atë të shkatërrohet.

Gjatë atyre ditëtve që do të vijojnë ju kurrë nuk duhet ta lejoni veten të lëkundeni të pranoni mështrim të tillë. Ju do të josheni nga antikrishti, dhe ai do të miratohet nga armiqtë e Kishës së Birit tim. Ai do të përqafohet nga liderat e rremë nëpër kisha dhe do të deklarohet për punët e tij bamirësie, në mbarë botën. Ai do të marri nderime të mëdha në shumë vënde dhe njerëzit do ta vënë në korrnizë foton e tij në shtëpitë e tyre. Ai, antikrishti, do të adhurohet më tepër se Zoti por do të jetë prej Dorës së Zotit që ai do të hidhet në humnerë së bashku me ata që vodhën shpirtrat e fëmijve të Zotit kur morrën pjesë në përpjekjet për shkatërrimin e Kishës së Birit tim.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: