Sunday, 7 September 2014

Unë do t’i armatos Ëngjëjt e Mi dhe të zgjedhurit të bëjnë betejë me ata që më dënojnë Mua

E Shtunë, 23 Gusht 2014, në 20:00

Bija Ime e dashur dy shenja do të bëhen të dukshme ndërkohë kur shumica e shpirtrave të zgjedhur ngrihen për të më ndihmuar Mua në rivendosjen e Mbretërisë Sime në tokë. Shenja e parë ka lidhje me kryelartësinë e shpirtrave në Kishën Time në tokë, ku arsyeja njerëzore, inteligjenca dhe ambicja do ta shkatërrojnë besimin e vërtetë të shërbëtorëve të Mi të shenjtë. Krenaria dhe arroganca, e shoqëruar me  një dëshirë të lindur për të përjetuar një besim më të thellë, e cila gjithmonë do të jetë përtej aftësive të tyre, do të rezultoj në një kishë të rreme të errësirës. Ajo do të nxjerri një hierarki kryelartë, e cila do të ngjalli gënjeshtra dhe një besim të kotë.

Shenja e dytë ka lidhje me trupat e përulët kur trupi njerëzor – një Dhuratë e shenjtë nga Zoti – do të reduktohet në një mjet të thjeshtë i përdorur për zbukurime të ndryshme, ku asnjë respekt nuk do të tregohet ndaj tij. Mungesa e moralitetit do të rezultoj në mungesën e respektit për trupin njerëzor duke përfshirë abuzimin e trupit ku ai përdoret si një mjet për të marrë pjesë në vepra të rënda të mëkatit të trupit. Mungesa e respektit për jetën njerëzore do të thotë gjithashtu se vrasja do të bëhet kaq e zakonshme sa shumë, gradualisht, nuk do të ndikohen aspak ndaj tmerrit të vrasjes fizike në duart e njerëzve të liq.

Pastrimi i njeriut vazhdon sepse pa vuajtjen e shpirtrave të gadshëm, shumë njerëz do të ishin të humbur. Vetëm atëherë, kur gjithçka do të duket e padurueshme, atyre me Vulën e Zotit të Gjallë do t’ju jepet lehtësim nga vuajtjet e tyre të cilat do ta dëmtojnë njerëzimin duke përfshirë mëkatin, luftrat, uria dhe sëmundja. Ju kurrë nuk duhet t’i shpërfillni luftrat – sado të vogla të jenë ato – sepse ato do të përhapen. Kurrë mos e shpërfillni mungesën e besimit të vërtetë në Kishën Time sepse edhe kjo do të përhapet gjithashtu. Kurrë mos e shpërfillni urrejtjen mes kombeve, që e përdorin fenë si një mjet për të shkaktuar terror mes armiqve të tyre, sepse edhe kjo gjithashtu do të përhapet për të pushtuar shpirtrat e atyre që më duan Mua. Kurrë mos e shpërfillni urrejtjen ndaj vizionarëve të Zotit apo të profetëve të zgjedhur sepse nëse ata i urrejnë këta shpirtra atëherë ata më urrejnë Mua. Ju nuk duhet t’i lejoni gjuhët e tyre të liga t’ju tundojnë të bëshkoheni me ata në përpjekjet e tyre të turpshme për të mbytur tingullin e Zërit Tim. Nëse ju e bëni këtë, atëherë edhe ju gjithashtu do të bëheni po aq të infektuar sa edhe ata.

Dhe, ndërsa të gjitha këto trazira të ndodhin, Unë do t’i armatos Ëngjëjt e Mi dhe të zgjedhurit të bëjnë betejë me ata që më dënojnë Mua. Më pas atëherë kur bota e humbet çdo grimcë të dinjitetit të njohur për njerëzimin, bisha do të hapi humnerën dhe atëherë çdo armik i Zotit do të futet në Kishën Time. Por do të jetë sipas vullnetit të njeriut, nëse do të jetë apo jo i pregatitur të duroj padrejtësi të tilla.

Ata që ngrihen dhe mbrojnë Vullnetin e Zotit do të mbushen me Hire të mëdha dhe, sipas besimit të tyre, do të shlyejnë mëkatet e atyre tepër kokfortë apo tepër të trëmbur për t’i rezistuar gjithçkaje që e kundërshton Fjalën e Zotit. Kur të gjitha mizoritë djallëzore të shtohen dhe kur njeriu e kupton se nuk e ka aftësinë ta luftoj apo ta kontrolloj ligësi të tillë, ai duhet të kthehet tek Unë dhe të thotë:

“Jezus, na çliro ne mëkatarët e pashpresë nga armiqtë e Tu.”

Vetëm atëherë Unë mund të ndërhyj për të dobësuar efektin e dhunës, vrasjes, urrejtjes dhe luftrat e shkaktuara nga mëkati i njeriut. Kthehuni tek Unë çdo ditë dhe kërkoni Mëshirën Time. Unë kurrë nuk i braktis ata që zgjaten drejt Meje.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: