Wednesday, 24 September 2014

Të thoni se jeni nga Unë është një gjë. Të jeni nga Unë është një tjetër

E Martë, 16 Shtator 2014, në 20:25

Bija Ime e dashur, kur bota të duket të jetë në rrëmujë, mos kini frikë sepse Zoti është në kontroll të të gjitha gjërave.

Ai ia lejon të ligut fuqinë deri diku dhe Ai do të luftoj për të siguruar që Shpirti I Shenjtë të qëndroj i gjallë, me qëllim që njerëzit e mirë të dalin me sukses në luftën për Planin Tim të Shpëtimit. Ligësia në të gjitha format e saj është një karakteristikë e djallit. Për t’ju shmangur infektimit nga Satanai, ju nuk duhet të flisni keq, nuk duhet ta dëgjoni të ligën apo të kryeni veprime të liga kundër një personi të gjallë. Të thoni se jeni nga Unë është një gjë. Të jeni nga Unë është një tjetër.

Kur Unë Jam me të vërtetë i pranishëm në një shpirt, Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’i ndaluar shpirtra të tillë të kryejnë vepra të liga. Nëse shpirti beson tek Unë, plotësisht, atëherë ai apo ajo do ta ketë më të lehtë të drejtohet nga Unë. Nëse vullneti i personit është shumë i fortë, dhe nëse ai është krenar dhe kokfortë, atëherë ai do të drejtohet lehtë nga mashtruesi që do ta gënjej atë në një numër mënyrash. Ai do ta bindi personin se një veprim i shëmtuar, një gjuhë e keqe dhe një veprim i blasfemisë është e pranueshme, në disa raste. Dhe pastaj ai shpirt do ta besoj mashtrimin. Këtyre shpirtrave Unë ju them këtë.

Mos flisni keq për një tjetër, mos u jepni pas shpifjeve, mos e vini veten tuaj si një gjykatës mbi një tjetër dhe mos e dënoni një shpirt tjetër në Emrin Tim të Shenjtë. Nëse ju i kryeni fyerje të tilla kundër Meje, ju do të zhyteni nga kjo shkallë e paudhësisë në një errësirë, e cila do të krijoj një ndarje të madhe mes nesh. Kur ajo ndarje rritet, dhe sa më larg ju ndaheni nga Unë, ju do të ndjeni një boshllëk të tmerrshëm – një ndjesi gërryese të një vetmie kaq të thellë, sa do të ndjeni një panik, që nuk do të jeni në gjëndje ta përcaktoni. Më pas ju do të ndjeni ndarjen nga Zoti, që shpirtrat në Purgator dhe në Ferr e durojnë. Nëse ju mund të mësoni tani nga kjo, atëherë ju do ta keni më të lehtë të afroheni tek Unë.

Mbajeni mënd se ju duhet t’i hiqni të gjitha mendimet e urrejtjes në shpirtin tuaj si fillim. Unë nuk mund të jem i pranishëm në një shpirt, që është i mbushur me plot urrejtje sepse kjo është e pamundur.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: