Thursday, 25 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për Mëshirën e Birit tim me qëllim që e gjithë vuajtja të mund të dobësohet

E Enjte, 18 Shtator 2014, në 15:30

Bija ime e dashur, ju duhet t’i kërkoni gjithsecilit të lypi Mëshirën e Zotit në të gjitha ato çështje, që përfshijnë shkatërrimin e njerëzimit. Unë i referohem planeve djallëzore që përfshijnë luftra; planeve për të futur një vaksinë globale – për të cilën u paralajmëruat në mesazhin e 26 Nëntorit 2010genocidit dhe vrasjes së Kristjanëve, si dhe njerëzve të tjerë të feve të ndryshme, nga duart e njerëzve të liq.

Kur një shpirt është i infektuar nga Satanai, ai është i aftë për urrejtjen më intensive për fëmijët e Zotit. Kur grupe njerëzish punojnë së bashku, në nënshtrim të plotë ndaj të ligut, ligësia e tyre shfaqet në çdo veprim, sikur do të shkaktoj vdekjen dhe shkatërrimin e atyre mbi të cilët ata kanë kontroll.

Ju duhet të luteni, të gjithë ju, për të penguar planet e njerëzve të liq, dëshira e të cilëve është që të pakësojnë popullsinë e botës, për fitimet e tyre vetjake. Ata që i shpëtojnë kësaj ligësie, do ta gjejnë veten nën kontrollin e një grupi të padukshëm. Unë i bëj thirrje secilit prej jush t’i luteni Birit tim, Jezu Krishtit, me qëllim që të ndihmoj në lehtësimin e tragjedive dhe ligësive të tilla. Disa nga këto tmerre mund të lehtësohen, por jo të gjitha. Megjithatë, lutjet tuaja, do ta dobësojnë efektin e këtyre veprave të tmerrshme; që kryhen nga ndjekësit e të ligut. Ju lutem ta recitoni këtë Fushatë Lutje për të ndihmuar në dobësimin e vrasjeve të së pafajshmëve.

Fushata e Lutjes (166) Për të dobësuar vrasjen e të pafajshmëve

Më e dashura Nëna e Shpëtimit, të lutemi ta paraqesësh këtë, lutjen tonë për të dobësuar vrasjen e të pafajshmëve, tek Biri yt i dashur, Jezu Krishti.

Ne kërkojmë, që në Mëshirën e Tij, Ai ta largoj kërcënimin e genocidit, persekutimit dhe terrorit kundër fëmijve të Zotit, në çdo formë.

Të lutemi, ne të përgjërohemi, Nëna e dashur e Shpëtimit, t’i dëgjosh thirrjet tona për dashuri, bashkim dhe paqe në këtë botë të hidhëruar.

Ne kërkojmë që Jezu Krishti, Biri i njeriut, të na mbroj të gjithëve ne gjatë këtyre kohëve të dhimbjes dhe vuajtjes së madhe në tokë. Amin.

Fëmijë, kur profecitë e parashikuara të ndodhin, është e rëndësishme që ju të luteni për Mëshirën e Birit tim me qëllim që e gjithë vuajtja të mund të dobësohet dhe që veprat e liga, të kryera kundër njerëzimit, të mund të zbuten.

Shkoni në paqe dhe në dashuri për t’i shërbyer Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: