Monday, 1 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Ju mund të mos e takoni Birin tim fizikisht por ju do ta njihni Atë në çdo mënyrë

E Shtunë, 16 Gusht 2014, në 20:15

Fëmijët e mi të dashur shumë njerëz e kërkojnë Birin tim, Jezu Krishtin, ndonjëherë në jetën e tyre. Kur një shpirt e zbulon Birin tim, ai është një udhëtim me udhë të ndryshme dhe në periudha të ndryshme ato duhen ecur. Kur ju afroheni me Birin tim do të jetë e mundimshme dhe si të tillë  duhet ta prisni. Ndërsa ju afroheni më pranë Atij, ju do të bëheni më shumë si Ai dhe Tiparet e Tij do të bëhen të njohura për ju. Ju mund të mos e takoni Birin tim fizikisht por ju do ta njihni Atë në çdo mënyrë. Dashurinë e Tij ju do ta ndjeni. Dhimbja e Tij do të bëhet e juaja. Butësia e Tij do të ndahet me ju dhe gëzimin që Ai përjeton, për arsye të Dashurisë së Tij të pakushtëzuar për njerëzimin, do të bëhet e juaja. Durimi i Tij do të futet në shpirtin tuaj dhe Fjala e Tij do të gdhëndet brënda jush dhe me një kuptim, që do t’ju jepet nga Shpirti I Shenjtë.

Kur ju e doni me të vërtetë Birin tim ju do të bëheni të përulur si Ai dhe me një dëshirë të zjarrtë për t’i shërbyer Atij, me çdo kusht. Disa shpirtra e arrijnë udhën shpirtërore të përsosmërisë me kalimin e kohës, por ata nuk do ta përfundojnë udhëtimin e tyre nëse nuk e dorëzojnë gjithë besimin e tyre tek Zoti. Nëse një shpirt lëkundet në udhë e sipër, atij do t’i jepen hiret për ta ngritur veten dhe për të vazhduar në udhëtimin e tij. Por nëse një shpirt konkuron me Birin tim, dhe e konsideron veten të vlefshëm për ta sfiduar Fjalën e bërë Njeri, atëherë ai do të ndahet nga Zoti.

Personi që e gjen Jezusin në këtë jetë në tokë dhe që i shërben Atij me besnikëri do të ketë paqe. Asgjë tjetër në këtë botë nuk do ta kënaqi atë përsëri. Nëse një shpirt, pasi është bërë i afërt me Birin tim, dhe pastaj ndahet prej Tij, ai do të duroj një dhimbje të tmerrshme. Pasi e ka njohur Atë dhe ka jetuar brënda Zemrës së Tij, kjo dhimbje e ndarjes nga Biri im është dhimbja më e keqe e njohur për njeriun.

Kur ju tundoheni t’i sfidoni Mësimet e Krishtit apo kur ju nxiteni ta refuzoni Atë në çfarë do lloj mënyre, dijeni se asgjë nga kjo botë nuk do t’ju sjelli ndonjëherë paqe, dashuri apo gëzim që vijnë prej Tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: