Monday, 8 September 2014

Unë do të ndërhyj në mënyra që do ta çudisin botën

E Enjte, 28 Gusht 2014, në 20:40

Bija Ime e dashur, Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua. Ata gjithashtu i njohin ata që janë nga Unë, si edhe i njohin ata që nuk vijnë nga Unë. Ata që janë nga Unë janë të butë në zemër, plot me dashuri për të gjithë mëkatarët duke përfshirë armiqtë e Mi, dhe plot me përulësi sepse ata e dinë se nuk janë asgjë pa Mua. Shpirtrat e tyre janë pa ligësi, pa zemërim, pa urrejtje dhe ata vuajnë për shkak të kësaj. Ata ndriçojnë si fenerë, shpirtrat e tyre të mbushur me Dritën e Zotit. Është kjo Dritë, që Satanai dhe çdo ëngjëll i rënë e vë në shënjestër me çdo lloj tundimi. Këta janë shpirtrat që janë më të kërkuar nga i ligu dhe në kohët që do të vijnë, ata do të përfshihen nga gënjeshtrat.

Disa do të largohen plotësisht nga e Vërteta. Të tjerët do të kapen pas saj por do të mundohen për ta arritur këtë, ndërsa ata që e kanë Hirin e Vullnetit Hyjnor të Zotit në zemrat e tyre, kurrë nuk do ta braktisin të Vërtetën. Bota do të kthehet në një fushë të madhe lufte, ku rrëmuja do të mbizotëroj, dhe janë shpirtrat nga Unë ata që do të përballen me sprovat më të mëdha. Është dëshira e Satanait për t’i larguar nga Unë, ata që më njohin Mua. Këta janë shpirtrat që janë më të afërt me Zemrën Time, sepse ata përfaqësojnë çmimin më të madh. Do të jenë shpirtra të tillë që, nëse ata bien në gabim, do të parakalohen para Meje nga armiku Im më i madh. Unë do të tallem për shkak të tradhëtisë së tyre dhe Unë do të derdh lotë të hidhur keqardhje për këta  fëmijë të gjorë të Zotit.

Por dijeni këtë. Unë do të luftoj për këta shpirtra. Unë do të ndërhyj në mënyra, që do ta çudisin botën me qëllim që të mund t’i mbërthej nga kthetrat e mashtrimit dhe ata do ta dinë kur Unë e bëj këtë. Në atë ditë Unë do t’i pyes ata përsëri “A jeni me Mua apo jo?”. Atëherë ata do ta dinë se jam Unë, dhe Unë do t’i shpëtoj dhe do t’i marr ata në Mbretërinë Time të Re. Ata që qëndrojnë të fortë, për shkak të besimit të tyre të palëkundur në Fjalën Time të Shenjtë, do të udhëheqin ata që janë me Mua. Do të jetë për arsye të këtyre shpirtrave – Kisha Ime e Mbetur – që Mëshira Ime do të shtrihet larg dhe përtej asaj që shihet nga syri.

Unë tani ju bëj thirrje atyre që më njohin Mua. Unë dëshiroj që ju ta jetoni çdo ditë sikur nuk do të ketë asnjë të nesërme. Kini besim tek Unë. Më kërkoni Mua mbrojtje dhe më thërrisni Mua për favore të veçanta në udhëtimin tuaj drejt Epokës Sime të Re të Paqes. Unë do t’ju vij në ndihmë çdo herë dhe do të vërshoj mbi ju, Hire të jashtëzakonshme. Atëherë ju nuk do të keni frikë nga asgjë sepse ju do ta dini se Unë eci me ju. Unë do t’ju kap për dore ndërsa ju drejtoj drejt Strehës së Paqes  Sime dhe Lavdisë Sime të Madhe.

Ejani tek Unë dhe mos kini frikë sepse Dita Ime e Madhe do të agoj papritur dhe papandehur, dhe asnjë lot më tepër ju nuk do të derdhni sepse do të jeni të bashkuar me Vullnetin Hyjnor të Zotit përjetësisht. Pranojeni Dashurinë Time, Bekimet e Mia dhe Mëshirën Time të Madhe sepse kur ju ta bëni me të vërtetë mund të pohoni se jeni nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: