Monday, 29 September 2014

Bukuria e njeriut, e krijuar në Imazhin e Gjallë të Zotit, është e papërshkruar

E Mërkurë, 24 Shtator 2014, në 15:05

Bija Ime e dashur, ashtu si Nëna Ime e Dashur u zgjodh nga Zoti për të lajmëruar Ardhjen e Mesias, po ashtu ajo është thirrur për ta pregatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Ajo është ngritur në Hierarkinë më të lartë në Qiell dhe i janë akorduar fuqi të mëdha nga Ati Im I Përjetshëm. Megjithatë, ajo mbetet ashtu si ishte atëherë, dhe ashtu është tani, dhe gjithmonë do të jetë, një shërbëtore e devotshme dhe e përulur e Zotit. Ajo i shërben Atij në Planin e Tij për ta ngritur njeriun në gjëndjen e përkryer në të cilën ai duhet të ishte.

Bukuria e njeriut, e krijuar në Imazhin e Gjallë të Zotit, është e papërshkruar. Asnjë burrë, grua apo fëmij mbi këtë tokë nuk mund t’i përshatet asaj, që u krijua kur Zoti solli Adamin dhe Evën. Mëkati ishte rrënimi i tyre dhe Luciferri armiku i tyre. Pastaj, kjo gjëndje e përkryer u shkatërrua. I njollosur nga mëkati, njeri kurrë nuk do ta rifitoj këtë gjëndje të përkryer përsëri deri kur gjarpëri, dhe të gjithë ata që e adhurojnë atë të jenë zhdukur. Deri kur ajo ditë të vijë, bukuria e trupit njerëzor dhe e shpirtit do të mbetet e njollosur.

Njeriu është dashuria më e madhe e Zotit. Ëngjëjt janë shërbëtorët e Tij në atë që, edhe ata duhet të tregojnë dashuri për Krijesat e Zotit. Dashuria e Zotit për familjen e Tij e tejkalon gjithçkaje që Ai krijoi dhe, Ai kurrë nuk do të pushoj deri sa të rifitoj shpirtrat e fëmijve të Tij. Zoti i lejon shumë vuajtje, poshtërime dhe tragjedi, ku të gjitha këto janë shkaktuar nga urrejtja e njërit që Ai e mbante në konsideratë më të lartë – Kryeëngjëlli i mëparshëm Liciferri, që u bë Satanai. I rrëzuar prej xhelozisë së tij, krenarisë dhe vetë-pëlqimit, ai i shkaktoi Atit Tim dhimbjen më të madhe që mund të imagjinohet. Dhe sot, ashtu si ishte atëherë, ai akoma vazhdon të bëj të njëjtën.

Ëngjëjt besnikë të Atit Tim, të gjithë shenjtorët dhe Nëna Ime e dashur, kanë krijuar një lidhje, që kurrë nuk mund të thyhet. Çfarëdo që Ati Im urdhëron kryhet nga Hierarkia e Tij Elite. Ai kurrë nuk vihet në pyetje. Çfarëdo që Ati Im dëshiron, është udha e saktë dhe më e fuqishme. Është udha në të cilën rraca njerëzore mund të shpëtohet nga mallkimi i të ligut. Ai është privilegji i Tij. Askush nuk do të guxonte ta dyshonte kurrë Atë. Në Planin e Tij Final, faza e fundit në të cilën Ai do të kryej Planin e Tij të Shpëtimit, Ai do të ndërhyj në shumë mënyra.

Titulli i Nënës Sime ‘Nëna e Shpëtimit’, i fundit i dhënë asaj nga Ati I Përjetshëm, Hyji Më I Larti, nuk është rastësi. Ajo u dërgua për të paralajmëruar botën dhe ta pregatisi atë për sulmin e fundit kundër rracës njerëzore nga i ligu. Asaj i është akorduar kjo detyrë dhe Unë kërkoj që ju ta pranoni këtë, dhe t’i përgjigjeni thirrjes së saj për lutje gjatë gjithë kohës.

Trinia e Shenjtë do të sjelli shumë Bekime tek ata që i përgjigjen këtij, misioni final, nga Qielli – Misioni i Shpëtimit. Pranojeni, me mirënjohje se favore të tilla i janë treguar njerëzimit me dashuri dhe mirësinë e zemrës.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht: