Sunday, 21 September 2014

Shumë njerëz jobesimtarë do të ngrihen në pozita të larta nga armiqtë e Mi dhe do të mësohen se si të ungjillizojnë

E Shtunë, 14 Shtator 2014, në 17:45

Bija Ime e dashur çfarëdo që mund të vij, Fjala e Vërtetë e Zotit do të vazhdoj të mbetet e gjallë, edhe pse do të mbahet vetëm nga një pjesë e mbetur e Kishës Sime.

Profetët e rremë, siç është thënë, do të ngrihen në numër të madh për të përhapur gënjeshtra, përmes një forme globale mashtruese të ungjillizimit. Atyre do t’ju jepet autoritet nga ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua, me qëllim që të joshin miljona në të ashtu-quajturën version i ri i modernizuar i Kishës Sime të Shenjtë në tokë. Oh si do të gënjejnë ata sa shumë veta me versionin e tyre të shtrëmbëruar të Fjalës Sime, që do të mbuloj shumë herezi. Vetëm të mënçurit do t’i dallojnë këto të pavërteta, sepse ato do të jenë të fshehura me kujdes me një doktrinë të rreme, e cila do të duket të jetë një frymë e re.

Shumë lavdërime do të hidhen mbi ata armiqtë e Mi, që kanë infiltruar Kishën Time, për ta pregatitur atë për ardhjen e antikrishtit. Ata do të krijojnë shumë zhurmë në mbledhjet e tyre publike dhe, ndërsa ata do të më shajnë Mua me gënjeshtrat e tyre, zbulime të pavërteta do të bëhen gjithashtu rreth Meje – Kush Unë Jam në të vërtetë; Relatës Sime me Atin Tim të Përjetshëm; Mësimeve të Mia dhe Hyjnisë Sime. Ata do ta përzjejnë të Vërtetën me gënjeshtra me qëllim që të mashtrojnë Kristjanët nga frika se do të shihen për çfarë ata janë.

Shumë njerëz jobesimtarë do të ngrihen në pozita të larta nga armiqtë e Mi dhe do të mësohen se si të ungjillizojnë. Shumë do të bëhen ena e gatshme e bishës, që do t’i mbushi ata me fjalët e doktrinës nga Ferri. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të vini në pyetje gjithçka që ju kërkohet për ta dëgjuar, të cilën ata, armiqtë e Mi, do t’ju thonë është për t’i dhënë jetë të re Fjalës e përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë. Do t’ju jepen lutje të reja nga profetët e rremë, të cilat më fyejnë Mua dhe blasfemojnë kundër Hyjnisë Sime. Ndërsa miljona do të ngrihen dhe do të recitojnë këto lutje të reja, po ashtu edhe ata profetë të rremë. Ata do t’i mësojnë fëmijët e Zotit se si ta adhurojnë bishën, përmes një forme të re të ceremonisë fetare. Kjo ceremoni e re do t’i çoj të gjithë ata që ngrihen dhe ndjekin profetët e rremë drejt një kishe për një botë, e cila do të nderoj bishën.

Ata shërbëtorë të Mi të shenjtë që do ta kuptojnë, mjaft shpejt, planin djallëzor të krijuar për të gënjyer Ndjekësit e Mi, do të ndjehen të pafuqishëm. Shumë do ta besojnë mashtrimin, sepse ata do të kenë kaq pak besim sa nuk do të mundohen aspak ta lexojnë doktrinën fallco dhe kështu, do ta vendosin atë nëpër Kishat pa shumë kundërshtime.

Kur Fjala Ime të jetë shkatërruar, asgjë e mirë nuk do të vij nga kjo dhe ligësia do të përparoj. Unë ju jap këtë paralajmërim për të mirën e shpirtrave tuaj dhe për t’ju pregatitur për braktisjen e madhe në historinë e njerëzimit, e cila do ta pushtoj Fjalën e Zotit. 

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: