Friday, 12 September 2014

Ata kurrë nuk do ta mposhtin Kishën Time

E Hënë, 1 Shtator 2014, në 20:05

Bija Ime e dashur, Shpirti Im është shumë i pranishëm në Kishën Time në tokë në këtë kohë, ndërsa armiqtë e Mi ngrihen egërsisht kundër saj. Ata mund ta godasin Trupin Tim që është Kisha Ime; ata mund të hedhin fyerje mbi Fjalën e Vërtetë të Zotit; ata mund të tallen me Udhët e Zotit, por ata kurrë nuk do ta mposhtin Kishën Time. Kisha Ime përbëhet nga ata që e shpallin Fjalën e Vërtetë të Zotit dhe që japin Sakramentet tek njerëzit e Zotit, ashtu si u përcaktua nga Apostujt e Mi. Vetëm ata që qëndrojnë Besnikë ndaj Mësimeve të Mia, Fjalës Sime, Trupit Tim dhe Sakrificës së Shenjtë të Meshës, ashtu si u udhëzua nga Unë, mund të thonë që janë nga Kisha Ime. Kisha Ime, ashtu si qëndron tani, do të shtypet – ndërtesat e saj do të rrëzohen dhe do të merren, shërbëtorët e Mi të shenjtë do të flaken në rrugë, ku do t’ju duhet të lypin, dhe praktika e Sakrificës së Meshës së Shenjtë do të hiqet. Prapë, Kisha Ime do të qëndroj e palëkundur, edhe pse ajo do të bëhet një pjesë e mbetur shumë e vogël nga ajo që ishte më parë.

Shpirti I Shenjtë i Zotit do ta udhëheqi Kishën Time përmes trazirave që do t’i duhet të hasi, dhe kështu e Vërteta do të mbijetoj. Çdo armik i Imi do të përpiqet ta shkatërroj Kishën Time të Vërtetë. Pastaj ata do ta zëvendësojnë atë më një të rreme. Ata do të krijojnë shkrime të reja, sakramente të reja, dhe shumë blasfemi të tjera në Emrin Tim të Shenjtë. Por, Kisha Ime që është Trupi Im dhe ndjekësit e Mi të vërtetë do të qëndrojnë në një në Bashkim të Shenjtë me Mua. Më pas, kur ajo do të duket të jetë shkatërruar, e djegur në themel, thëngjinjtë e Kishës Sime akoma do të vazhdojnë të jenë të ndezura deri në ditën që Unë të vij përsëri. Në atë ditë, kur Kisha Ime, e rilindur dhe e ndriçuar në lavdi të madhe, të jetë ngritur dhe kur e mbarë bota e deklaron atë të jetë Kisha e vetme e Vërtetë – Jeruzalemi i Ri – çdo njeri i mirë do të pij nga kupa e saj. Gjithçka që ishte në fillim do të jetë në fund. E gjithë jeta e krijuar nga Zoti do të rilindi ashtu si ajo ishte kur Parajsa u krijua për rracën njerëzore.

Shpirti Im është i gjallë dhe ai kurrë nuk mund të vdesi sepse Unë Jam Jeta e Përjetshme – dhuruesi i gjithçkaje që njeriut i nevojitet, për të bërë një jetë ku vdekja nuk ka asnjë vënd. Gjithmonë besoni në Fuqinë e Zotit kur gjithçka që ju shikoni në botë mund të duket e padrejtë, mizore, e gabuar dhe, disa herë, e tmerrshme. Fuqia Ime do ta pushtoj botën dhe Dashuria Ime do t’i bashkoj të gjithë ata me dashuri në zemrat e tyre. Unë do ta zhduk gjithë ligësinë dhe kur Durimi Im të ketë mbaruar, Unë do t’i zhduk të gjithë armiqtë e Mi. Unë Jam këtu. Unë nuk jam larguar. Unë ju udhëheq tani në këtë udhë me gjëmba drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme. Kur ajo ditë të vij, kur Unë të deklaroj Ardhjen Time të Dytë, të gjithë lotët do të fshihen. I gjithë dëshpërimi do të ketë një fund të papritur dhe, në vënd të tij do të jetë dashuria, paqja dhe gëzimi që vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta sjell tek ju.

Ngulmoni të vegjëlit e Mi. Lutuni, lutuni, lutuni që dashuria të mund të mbijetoj në botë dhe që paqja të sillet tek të gjithë ata të pafajshëm të gjorë që vuajnë, të cilët janë shpërndarë nëpër botë në vëndet e dërrmuara nga lufta. Të gjithë fëmijët e Zotit më përkasin Mua dhe Unë e dua çdo shpirt, çdo komb dhe çdo mëkatar. Unë ju sjell Dhuratën e Fushatës së Lutjeve që duke i recituar ato ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj sa më shumë shpirtra të mundem.

Shkoni në paqe dhe në dashuri.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: