Thursday, 18 September 2014

Ata që fyejnë Profetët e Mi, më fyejnë Mua

E Martë, 9 Shtator 2014, në 17:00

Bija Ime e dashur, Zemra Ime rënkon me pikëllim të madh në këtë kohë. Janë ata mes jush, të cilët e kanë pushtuar Fjalën Time, të dhënë përmes këtyre Mesazheve të Shenjta, prej Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime, që më kanë tradhëtuar Mua në mënyrën më mizore. Kjo tradhëti nuk është aspak e ndryshme nga ajo që u krye mbi Mua gjatë Kohës Sime në tokë.

Farat e dyshimit janë mbjellë tek të tjerët nga ata që janë çuar në udhë të gabuar, për shkak të gënjeshtrave dhe urrejtjes, që i ligu ka vendosur në zemrat e tyre. Ai, që më urren Mua, do të vazhdoj të nxisi urrejtje kundër Meje duke infektuar disa prej atyre që janë të përfshirë me këtë, dhe misione të tjera nga Qielli, për të shpëtuar shpirtra. Ai do të gënjej dhe do të hedhi shpifje mbi të zgjedhurit e Mi, me qëllim që të mund t’i largoj shpirtrat nga Unë. Atyre që më kthejnë Mua shpinën, ta dini se tradhëtia juaj e copëton Zemrën Time më dysh. Dijeni se çfarë ju bëni kundër Meje është puna juaj, sepse vullneti juaj i lirë është i juaji. Por kur ju përdorni influencën tuaj për t’i larguar shpirtrat nga Unë, Unë do t’ju mbaj personalisht përgjegjës për secilin shpirt që ju arrini ta hiqni nga Mëshira Ime e Madhe. Mjerë ai njeri që nxit urrejtje kundër Meje, Jezu Krishtit, kur dëshira Ime e vetme është të marr me Vete çdo fëmij të Zotit.

Unë vij për t’i mbështjellë shpirtrat në Mëshirën Time dhe nëse ju krijoni pengesa, përhapni gënjeshtra dhe i bëni të tjerët t’i përbuzin profetët e Mi, atëherë Unë do t’ju ndëshkoj rëndë, sepse ky është një nga mëkatet më të mëdha kundër Zotit. Kur ju qëllimisht përpiqeni të ndërhyni në Planin Tim të Shpëtimit, Unë do t’ju thërras para Meje në ditën e fundit, dhe ju do të mbaheni përgjegjës për mëkatin e heqjes nga Unë të këtyre shpirtrave të cilët kanë humbur ndaj të ligut, për shkak të veprimeve tuaja. Dhe, kur ju deklaroni se Fjala e Zotit vjen nga shpirti i lig, Unë kurrë nuk do t’ju fal për këtë ligësi. Qëndroni të heshtur. Mos e kryeni këtë ofensë të madhe kundër Zotit. Nëse ju nuk e pranoni më Misionin Tim, atëherë largohuni me dinjitet dhe mos shqiptoni asnjë fjalë. Heshtja juaj do t’ju shpëtoj. Nëse ju shprehni ligësi kundër Meje, Unë do t’ju flak në shkretëtirë dhe ju kurrë nuk do të jeni pjesë e Mbretërisë Sime.

Zemra Ime është e thyer por Vendosmëria Ime nuk është. Mos kini frikë nga gabimi juaj, por nga Zemërimi I Zotit, sepse ata që fyejnë Profetët e Mi, më fyejnë Mua.

Jezu Krishti
Biri i njeriut

Mesazhi origjinal në anglisht: