Monday, 15 September 2014

Së shpejti, një njeri do të vij dhe të thotë se ai është duke ju zbuluar të Vërtetën e Egzistencës Sime

E Shtunë, 6 Shtator 2014, në 16:00

Bija Ime e dashur, Urtëisa Ime është me Origjinë Hyjnore dhe njeriu nuk është i aftë ta kuptoj shkallën se Kush Jam Unë.

Unë jap njohuri të mjaftueshme, të dhëna përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, tek njerëzimi. Mësimet e Mia ju dhanë botës në një format të thjeshtë me qëllim që çdo njeri të mund ta kuptonte të Vërtetën. Urtësia nga Zoti nuk është kurrë e komplikuar dhe ajo jepet me qëllim që njeriu të marri qartësinë që i duhet, për ta pregatitur shpirtin e tij për Mbretërinë Time. Dashuria është e pastër. Dashuria është e thjeshtë. Dashuria e vërtetë është reciproke. Është vetëm dëshira Ime që shpirtrat t’i përgjigjen Dashurisë Sime, që kështu, të fuqizuar nga Dhurata e Shpirtit të Shenjtë, të kuptojnë, në çast, çfarë kërkohet nga ata, që të mund të bëhen pjesë e Mbretërisë Sime.

Unë ju dërgoj lajmëtarë me qëllim që t’ju jepet qartësia për të kuptuar. Megjithatë, e Vërteta nuk është e lehtë për t’u pranuar në jetën tuaj të përditshme për shkak të rrëmujës, që egziston. Fjala Ime vazhdimisht kontradiktohet, ri-shqyrtohet, ri-analizohet, ri-vlerësohet dhe keqkuptohet duke e bërë të vështirë për t’ju përmbajtur Fjalës së Vërtetë të Zotit. Kur ju deklaroni hapur se besoni në Fjalën Time, Mësimet e Mia dhe Sakramentet e Mia atëherë, shumë shpejt, ju do të talleni për shkak të kësaj.

Shumë dijetarë të vetë-shpallur të kishës së shpejti do ta vënë në pyetje identitetin Tim të Vërtetë dhe Egzistencën e Trinisë Më Të Shenjtë. Ata do të përdorin argumente të madha për t’ju verbuar ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit, dhe të përdorin çdo lloj argumenti teologjik, për të vërtetuar se të gjitha fetë janë njësoj. Së shpejti ata do ta refuzojnë të Vërtetën – Fjalën e Zotit. Ata do ta dëmtojnë Fjalën e Zotit me doktrina të komplikuara dhe kontradiktore, dhe besimtarët që shkojnë në Kishë ngado, nuk do të jenë më të ditur pasi ata janë ushqyer me gënjeshtra. Fjala Ime do të jetë e fshehur mënjanë dhe e lënë të marri pluhur. Gjithmonë ta mbani mënd se Fjala Ime duhet të kuptohet ashtu si ishte dhënë. Hollësirat e Hyjnisë Sime dhe Misteri I Zotit nuk ju zbuluan njerëzimit sepse kjo nuk do të ishte deri kur të filloj Epoka e Re e Paqes. Së shpejti, një njeri do të vij dhe t’ju thotë se ai është duke ju zbuluar të Vërtetën e Egzistencës Sime dhe hollësirat e Ardhjes Sime të Dytë. Ai do ta magjepsi botën. Pastaj ai do të deklaroj se jam Unë. Shumë do ta besojnë atë sepse ata nuk arritën ta kuptojnë Fjalën ashtu si ajo u shkrua në Biblën e Shenjtë.

Unë, Jezu Krishti, do të vij përsëri për të gjykuar të gjallë e të vdekur dhe kjo nuk mund dhe as nuk do të ndodhi mbi këtë tokë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: